AKTUALITET

“Sterilizimi”/ Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi! SPAK nuk ma dha vendimin

M.B. Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 14:46

“Sterilizimi”/ Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehur se i ka kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. Ai shtoi se më pas këtë e siguroi nga Kuvendi. Beqaj tha se bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për të është vendim pafajësie.

Ai iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që i kujton gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.

Nga ana tjetër SPAK deklaroi se në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave. Sipas SPAK, gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. SPAK shprehet se pranuan të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial. 

Pjesë nga diskutimi në seancë:

Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar në materialet e komisionit hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie. I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduriale të të pandehurve.

Mbrojta ime ka marrë një përgjigje nga zoti Kondili si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marrë një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda ndërsa tani SPAK. E kam bërë disa herë këtë kërkesë. SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta tek Kuvendi kërkoj vendim që shkoi tek kuvendi për komisionin hetimor. Vendimi ka të bëj me një vendim të prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajësisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjorë të kërkoj si prova për fjalinë ashtu edhe për pafajësinë një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si provë.

Avokati Ermal Yzeiraj: Unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka saktësuar akuzën sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal ndërsa me shkrim është shpërdorim detyre. Unë jam i paqartë për çfarë do të mbrohem.

Beqaj: Unë jam përgaditur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Siç më ka arsyetuar për shpërdorim detyre dhe duhet të arsyetoj pse është vjedhje. Ju se keni thënë kurrë këtë akuzë, keni thënë vetëm fjalën pranojmë. Pa një formulim të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem, në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të kodit penal, ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojte efektive pa një akuzë të shkruar.

SPAK: Në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave. Gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. Ne pranuam të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial. I pandehuri është njohur me dispozitivin edhe me vendimin e arsyetuar dhe përfundimisht i pandehuri Ilir Beqaj është duke u gjykuar për Vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë