
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së mbrëmshme që qëlluan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta shtetasin Edison Tirana.
Efektivët kanë bërë ndalimin e dy vëllezërve Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tyre.
Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë automjetin e shtetasin Edison Tirana, 42 vjeç banues në fshatin Trush të njësisë Bërdicë në Shkodër dhe më pas e kanë rrahur atë.
Konflikti mes tyre ka nisur që në doganën e Hanit të Hotit për çështje parakalimi. Dy automjetet kanë parakaluar disa herë njëra tjetrën ndërsa kanë bërë edhe një debat fillimisht mes tyre.
Pas parakalimeve, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, shtetasit Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme automjetin tip “Mercedes Benz” të Edison Tiranës.
42 vjeçari nga plumbat që ka marrë edhe në gomat e makinës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e një karburanti. Edison Tirana ka dalë nga auromjeti dhe është futur në një tokë aty afër për t’i shpëtuar ndjekies së autorëve.
Autorët e dyshuar i janë vënë pas dhe pasi e kanë gjetur në vendin ku tentoi të fshihej e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëme në trup.
42 vjeçari Edison Tirana rreth orës 19:30 u paraqit në spitalin e Shkodrës ndërsa është jashtë rrezikut për jetën dhe pasi mori mjekim dha dëshminë e tij në polici duke treguar konfliktin që nisi për parakalimin që nga dogana e Hanit të Hotit.
Policia nisi menjëherë punën duke arritur të identifikojë autorët e dyshuar dy vëllezërit Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj ndërsa shpalli në kërkim nipin e tyre.
Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 15 nëntorit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Nëntor09:38
Vrau djalin pas konfliktit banal/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi ...
AKTUALITET
16 Nëntor09:30
Greqi/ Aksident në punë, humbet jetën 45-vjeçari shqiptar
Një punëtor në Mytilene vdiq tragjikisht mëngjesin e të shtunës pasi u rrëzua nga ndërsa ku punonte në një s...
AKTUALITET
16 Nëntor09:11
Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët
Buxheti i vitit 2026 synon të rrisë të ardhurat me rreth 530 milionë euro pa vendosur taksa të reja, duke u mbështetur në r...
AKTUALITET
16 Nëntor08:09
Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.6 lekë, në shitje me 83.6 lekë.
Euro do të blihet me 96...
AKTUALITET
16 Nëntor07:19
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët...
AKTUALITET
15 Nëntor21:53
EMRI/ Policia e Shkodrës jep detaje për të shtënat me armë zjarri. Kush është 42-vjeçari që përfundoi në spital me plagë në kokë
Policia e Shkodrës dha detaje për ngjarjen e rëndë në Koplik ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri.
Në komunik...
AKTUALITET
15 Nëntor21:46
U nisën për të kapur gafil Aldo Avdylin, por RENEA u përball në derë me ministrin e Ramës: Skam bërë gjë, sot mora detyrën. Kush është ai
Nga Elton Qyno
Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arr...
AKTUALITET
15 Nëntor21:42
“Çmenden” shoferët në Shkodër, pas parakalimit debat dhe të shtëna me armë zjarri
Ngjarja e rëndë në Shkodër që përfundoi me të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti dhe përfundoi me ...
AKTUALITET
15 Nëntor21:28
Atentat me armë zjarri në Shkodër, pas të shtënave drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe aksidentohet
Një automjet është qëlluar me armë zjarri në aksin Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rreth rrotullimit ...
AKTUALITET
15 Nëntor20:02
U kapën me 26 milionë paund kokainë, kush është shqiptari i arrestuar
Tre burra që u kapën duke mbledhur kokainë me vlerë 26.5 milionë paund nga një anije në brigjet e Somersetit janë burgos...