Përplasja me policinë, i riu goditet në kokë
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
Protestuesit gjatë marshimit për tek Kryeministria kanë ndaluar te Ministria e Ekonomisë, ku i kanë vënë flakën der&eu...
Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë në mbësht...
Partia Demokratike është në gatishmëri të plotë për të garantuar mbrojtjen ligjore të çdo qytetari që...
Gazetarja Ola Xama përmes një statusi ka nxjerr "bllof" kryeministrin Rama duke shkruar se Rama është pala më e interesuar për shk...
Policia ka zbardhur atentatin me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, i njohur edhe si Ç...
Partia Demokratike ka kërkuar transparencë, lidhur me kontratën që kryeministri Edi Rama ka nënshkruar me partnerin privat grek, Akto...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në Tiranë. ...
Policia ka vijuar me sjellje të dhunshme ndaj të rinjve protestues përballë Ministrisë së Arsimit edhe ditën e sotme. ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi dhunë policore ndaj të rinjve të ndaluar pas protestës së djeshme, duke ngritur shqetësimin veçanërisht për trajtimin e 17 të miturve.
Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku takoi të ndaluarit dhe familjarët e tyre, Tabaku deklaroi se në total janë shoqëruar 150 persona, mes tyre 17 të mitur, të cilët, sipas saj, kanë pësuar keqtrajtime dhe kanë pasur shenja të dukshme dhune në trup.
“Janë rrahur, janë tërhequr zvarrë, janë kapur vetëm duke ecur në rrugë”, u shpreh Tabaku.
Gjithashtu sipas Tabakut në ambientet e Bllokut të Sigurisë, katër persona janë detyruar të kalojnë natën mbi një dërrasë.
“Katër veta kanë kaluar gjithë natën me një dërrasë. Janë kushte çnjerëzore”, deklaroi ajo.
Që në orët e para të mëngjesit kemi qenë në Bllokun e Sigurisë për të takuar të gjithë të shoqëruarit nga protesta e djeshme.
Në total janë 150 persona. Shtatëmbëdhjetë të mitur janë shoqëruar mbrëmë. Në mënyrë çnjerëzore janë rrahur, janë tërhequr zvarrë, janë kapur vetëm duke ecur në rrugë.
Mbrëmë, nëpër komisariate, kanë qenë të shtrirë në ambientet publike. Këtu, në Bllokun e Sigurisë, në paraburgim, janë nga katër veta; me një dërrasë kanë kaluar gjithë natën. Janë kushte çnjerëzore.
Nuk është kjo Shqipëria europiane. Nuk është kjo Shqipëria për të cilën të rinjtë sot po protestojnë.
Kemi ngritur një grup pune që ka monitoruar, që nga mëngjesi i ditës së parë deri në darkë, nëpër komisariate. Ka parë të gjitha kushtet në paraburgim, ka ndjekur dhe ka mbledhur evidencat e plota për të gjitha rastet e keqtrajtimit.
Kjo dosje e plotë do t’i niset çdo institucioni ndërkombëtar për çështjet e të drejtave të njeriut, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Partia Demokratike ka qenë në terren, ka qenë në komisariate, ka qenë në spitale, ka biseduar me të gjithë, ka siguruar edhe ndihmën ligjore. Do të jemi atje për të mbrojtur të drejtat e njeriut të kujtdo.
Trajtimet çnjerëzore, trajtimet e të miturve, të cilët ishin me shenja dhune, me të nxira, me gjymtyrë të nxira, nuk kanë për të kaluar pa u denoncuar dhe pa na pasur ne në krah të tyre.
Ndërkohë që flasim, shtatëmbëdhjetë të miturit që janë këtu kanë pasur nevojë për asistencë ligjore. Kanë firmosur dokumente pa e ditur se çfarë firmosin. Nuk janë njoftuar prindërit. Janë kapur në rrugë nga forcat “Shqiponja”.
Të gjitha këto, të gjitha ato që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, gjatë ditës së pardjeshme, ato që kanë ndodhur nëpër komisariate, janë shkelje të të drejtave të njeriut.
Sot, në Shqipëri, të rinjtë po protestojnë për shumë gjëra. Po protestojnë për arsimin, po protestojnë për kushte më të mira, po protestojnë që të mos largohen. Po protestojnë pikërisht për këto të drejta që u shkelen.
Çdo i ri që ka qenë atje nuk ka ushtruar asnjë akt dhune.
Më tha njëri nga të rinjtë, [emër i paqartë], atje: “Më morën dhe më arrestuan sepse po protestoja”.
Pse, në Shqipëri nuk lejohet protesta? Në Shqipëri nuk lejohet të ngresh zërin? Në Shqipëri nuk lejohet të dalësh kundër qeverisë?
Do të jemi në krah të tyre, në mbështetje të protestës, që zëri i rinisë të buçasë fort nëpër rrugë dhe, njëkohësisht, kundër këtij trajtimi çnjerëzor që ka ndodhur në paraburgim, por edhe në komisariate.
Tensione po shënohen në zonën e Zogut të Zi, aty ku janë grumbulluar një pjesë e protestuesve. Ata kanë nisur t’u...
Avokati Marash Logu dhe avokatja Adriana Kalaja kanë denoncuar dhunën e pretenduar ndaj studentëve të arrestuar gjatë protestave, pas...
Ndërsa protestuesit kanë nisur të grumbullohen në Rrugën e Durrësit dhe para Ministrisë së Arsimit, pjesa dërrmue...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate në qytetin e Krujës. Objektiv...
Edhe studentët dhe të rinjtë e Vlorës kanë vijuar protestën kundër Edi Ramës. Protestuesit janë mbledhur para mu...
Ka nisur në Tiranë grumbullimi i protestuesve. Ndërsa ende nuk janë mbledhur plotësisht protestuesit, policia ka nisur me shoqëri...
Një i ri u ndalua me dhunë nga policia sot paradite pranë Kryeministrisë. Ai u kap teksa po kalonte në atë pjesë të r...
Studentët e Universitetit në Vlorë kanë marshuar drejt gjimnazit ‘Ali Demi’, në mënyrë që këta të ...
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin e tyre nga fakulteti në drejtim të qendrës së Tiranë...
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 8 nga protestuesit e arrestuar, duke lënë 5 prej tyre në “arrest shtëpie”, nd&...