AKTUALITET

Tajlanda shqiptare “lë pa fjalë” të huajt, por muzika e lartë dhe turizmi masiv e rrezikojnë

I.A Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 08:45

Tajlanda shqiptare “lë pa fjalë” të huajt, por muzika

Çdo ditë, drejt Lumit të Shalës udhëtojnë me qindra turistë, varka që lundrojnë pa pushim teksa marrin e çojnë turistë për të vizituar apo për t’i kthyer nga kjo vizitë.

E cilësuar si Tajlanda shqiptare pak vite më parë, popullariteti i këtij destinacioni turistik u rrit gradualisht duke kulmuar në dy vitet e fundit kur edhe shifrat e të huajve kanë shënuar numër rekord.

Të pasionuar pas turizmit të aventurës dhe natyrës vizitorët e huaj thuajse të gjithë janë të interesuar për të vizituar këtë pjesë të Veriut, duke përfshirë ndër të tjera edhe pika si Thethi apo Valbona por popullariteti duket se ka rritur frikën për shkatërrimin që i sjell natyrës ky mbishfytëzim ku rëndom në fotot që postohen ka një numër të lartë shezlonesh dhe ankesa për muzikën e lartë.

“Nëse prisni të gjeni një vend idilik, mos shkoni këtu.

Gjatë kohës kur turistët janë këtu (11:00 – 15:00) është plotësisht i mbushur me njerëz dhe jashtëzakonisht i zhurmshëm (çdo bar ka muzikë me zë të lartë).

Nëse qëndroni gjatë natës, gjërat përmirësohen pak pas orës 18:00, derisa lokali në hyrje vendos të bëjë një festë tjetër, duke i mërzitur TË GJITHA AKOMODIMET E TJERA. Bari në plazh të hapur mendon se është i vetmi vend dhe me egoizëm luan muzikë gjatë gjithë natës.

Nuk kemi fjetur fare!!!! Mëngjesin tjetër ishte krejtësisht i qetë, vetëm zhurma e natyrës ….. deri sa erdhën turistët ditorë, shumë të zhgënjyer” shprehet  Maria Katarina F. në një vlerësim të datës 14 korrik për destinacionin e Lumit të Shalës.

Vlerësimi për natyrën është gjithmonë më i larti teksa mënyra sesi menaxhohet turizmi në këtë rajon i jepen vlerësimet e ulëta diçka që mund ta hasësh edhe në video të postuara në TikTok.

Turet që organizohen drejt lumit të Shalës janë ndoshta të vetmet që njëzëri kanë vlerësime pozitive kryesisht për mënyrën sesi janë organizuar, por më tepër për pamjet panoramike përgjatë rrugës dhe ujit të kristaltë të Lumit.

“Do të kthehesha aty me një rrahje zemre” komenton një turiste në një nga videot në TikTok.

“Ky vend ka zemrën time dhe ujërat më të pastra që kam parë ndonjëherë” komenton një tjetër.

“Rruga për në Koman nuk është në gjendjen më të mirë, por mund të bëhet me makinë normale. Mund të parkoni disi larg në një parking, ose afër hyrjes së tunelit në rrugë (me rrezikun e një gjobe prej 20 €).

Do të keni pamje të bukura të zonës përreth gjatë një ore ose më shumë që lundroni përgjatë lumit. Më pas mund të kaloni disa orë në një vend me plazhe me gurë. Është relativisht turistike, por jo shumë e mbushur me njerëz” tregon një tjetër turiste.

Ankesa për rrugën e Komanit ka vazhdimisht edhe nga operatorët turistikë, të cilët ndër vite kanë kërkuar që të ndërhyrjet për të përmirësuar transportin e turistëve sidomos atyre të organizuar që kanë interes për të vizituar këtë pikë turistike. /Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë