
Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme.
Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare.
Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar.
Numri i pronave të regjistruara parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme.
Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të dhënave të strategjisë, për vitin 2026 parashikohen të shpenzohen 8,7 mln lekë.
Taksa e re e pasurive të paluajtshme e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurive sipas draftit të publikuar në vitin 2023 parashikohej të niste zbatimin nga 1 janari 2026. Por nga Ministria e Financave zbatimi u shty edhe me 2 vite të tjera për në vitin 2028.
Nga Ministria e Financave u sqarua për Monitor se shkak i shtyrjes së zbatimit të taksës së re është hartimi i një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.
Në projektligjin e mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikoj që për ndërtesat rezidenciale niveli i taksës të luhatej në vlerat nga 0,1% në 0,2% nga 0,05 që aktualisht zbatohet. Për ndërtesat tregtare u propozua nivel takse nga 0,15% në 0,25% nga 0.2% që është aktualisht dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale, u propozua një nivel takse 0,15% në 0,25%.
Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficientet e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.
Gjithashtu edhe në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber rekomandoi rritjen e të ardhurave përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor07:52
Shtrëngata dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësir...
AKTUALITET
20 Nëntor22:47
Vendimi i GJKKO për pezullimin e Ballukut, gazetari: Ja çfarë pritet pas 72 orësh
Gazetari Eni Ferhati ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania.
Fer...
AKTUALITET
20 Nëntor22:39
Situatë alarmante në fshatit Kamenicë të Korçës/ Përroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat
Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në fshatit Kamenicë të Korçës. Bëhet me dije se pë...
AKTUALITET
20 Nëntor22:22
Grabisnin rroba në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, policia aksion të gjerë kundër bandës. Kush janë të arrestuarit
Një operacion i njëkohshëm në Athinë dhe Tiranë nën koordinimin e Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të...
AKTUALITET
20 Nëntor21:47
Gazetari: Belinda Ballukun e pret edhe një tjetër hetim, ai për anijet fantazmë prej dhjetëra milionë eurosh, e lidhur dhe Yuri Kim
Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të përballet me një tjetër aferë korruptive, e lidhur me anijet...
AKTUALITET
20 Nëntor20:54
Këlliçi reagon pas pezullimit të Ballukut: Nuk ka më asnjë arsye që kjo bandë të vazhdojë të pretendojë legjitimitet për të zaptuar zyrat e shtetit
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dh...
AKTUALITET
20 Nëntor20:52
Dalin pamjet nga grabitja/ Si i riu shqiptar vodhi 1.2 mln euro bizhuteri për 4 minuta duke u ngjitur nëpër mure
Këto janë pamjet e pashfaqura më parë, që kanë regjistruar kamerat e sigurisë, nga grabitja milionëshe e një argj...
AKTUALITET
20 Nëntor20:45
KLSH jep alarmin mbi sigurinë në shkolla, Oficerët e Sigurisë sa për fasadë; dhuna dhe bullizmi në nivele alarmante
Një raport i zgjeruar i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre alarm për funksionimin e sistemit të sigurisë në shkollat ...
AKTUALITET
20 Nëntor20:39
Vendimi i GJKKO për Belinda Ballukun jehonë edhe në mediat greke. “Protothema”: Nën akuzë për projektin 190 milionë eurosh
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres, Belinda Balluku dhe ndalimin e saj për të dal&...
AKTUALITET
20 Nëntor20:32
Shtatë orë në takim me Ballukun, Rama largohet me Marta Kos për darkë
Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e Kryeministrisë pas një mbledhje prej gati shtatë orësh me zëvendëskryeminist...