AKTUALITET

Taksimi për profesionet e lira, mbyllen 3600 biznese në vetëm 4 muaj

b.z Përditësimi i fundit 20 Maj 2024, 16:55
Taksimi për profesionet e lira, mbyllen 3600 biznese në vetëm 4
Foto ilustruese

TIRANË - Pasi qeveria vendosi të taksojë deri në 23% profesionistët e lirë, mijëra individë që preken nga ky regjim kanë kërkuar mbyllje të aktivitetit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Në katër muajt e parë të vitit, QKB ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Ekspertët parashikojnë rritje të numrit nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë kundër profesionistëve të lirë.

Hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin. Sipas ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, shkalla e taksimit të të ardhurave për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, është 15 për qind. Ndërsa, taksa për bizneset me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë, arrin në 23 për qind.  Ky regjim taksimi ka shtyrë 3620 individë të kërkojnë mbyllje të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas, QKB-së 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, teksa pjesa e mbetur janë ende në proces.

“Aplikimi për mbyllje ka një afat kohor verifikimi nga organet tatimore dhe bashkiake prej 30 ditë pune, prandaj aplikimet e ardhura në muajin prill marrin përgjigje nga institucioni ynë në muajin pasardhës.”, sqaron QKB.

Ligji i ri mbi të ardhurat që prek të gjithë të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira është ankimuar katër herë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka përcaktuar datën 18 qershor për mbajtjen e seancës së parë ku do të shqyrtohen tre paditë e para.

“Ne pa diskutim që kemi shpresë sepse e kemi të bazuar [ankimimin] në ligj po varet se si do ta gjykojnë ata të Gjykatës Kushtetuese. Unë shpresoj…”, thotë kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Sipas tij, rishikimi i kësteve apo ndryshimi i normës tatimore nga Gjykata Kushtetuese janë shpresa e vetme për të gjithë të prekurit nga regjimi i ri i taksimit progresiv. Në rast se Gjykata del me vendim negativ, Dhamo parashikon se numri i biznesve të mbyllura do të rritet më tej.

“Do të mbyllen edhe më shumë në rast se Gjykata Kushtetuese do të ketë vendim negativ. Një pjesë ende pret vendimin e saj.”, argumenton profesor Dhamo. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar për fatin e mijëra profesionistëvë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

“Në fund ata që do të paguajnë janë qytetarët, pasi çmimet do të rriten. Kostot e rritura i vetëpunësuari do t’i përcjellë tek produktet apo shërbimet që ofron”, argumenton eksperti për çështje fiskale, Eduard Gjokutaj. Veç rritjes së çmimeve, taksimi i profesionistëve të lirë sipas Gjokutajt, krijon shteg për informalitet si dhe i nxit profesonistët drejt largimit.

“Kur s’i ke mbyllur shtigjet e evazionit do t’i detyrosh këto profesionistë të lirë të kalojnë në informalitet ose nga ana tjetër do t’i nxisësh për t’u larguar në vendet fqinje.”, thekson ai.

Taksimi progresiv i profesionistëve të lirë do të hynte në fuqi në 2023. Por e gjendur përballë kundërshtive të forta të mijëra profesionistëve të lirë, në një vit zgjedhor, mazhoranca bëri një hap pas. Socialistët e shtynë për këtë vit taksimin e avokatëve, noterëve, kontabilistëve, audituesve e gjithë profesioneve të tjera të lira. 

Ministria e Financave, thotë se regjimi i ri tatimor përfshin deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira. Në llogaritë e financave, rreth 90% e totalit të bizneseve të prekura (të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) janë në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të thotë se do të paguajnë normë tatimi 15%.  Qeveria parashikon të mbledhë 3 miliardë lekë më shumë të ardhura në buxhet nga kjo taksë.

taksim profesionet e lira biznese

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë