AKTUALITET

"Tani jemi në nivele të rënda...”/ Bisedat në ‘Sky’ e vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln euro, futju ndërtimit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 18:11
"Tani jemi në nivele të rënda...”/ Bisedat në

Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, si Eldi Dizdari alias Matoshi, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu, Armando Pecani dhe të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Shtetit.

Mes shumë bisedave të akumuluara përmes aplikacionit “Sky”, SPAK ka zbuluar se fillimisht vëllezërit Shpëtim alias Salvatore Aliu dhe Isa Aliu, u përqëndruan tek biznesi i supermarketeve “Road Hause” me qëllim pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës.

Ata ngrenë një zinxhir marketesh por puna nuk ka ecur siç ishte parashikur, ndaj në një bisedë të zhvilluar në aplikacionin “Sky”, mësohet se Shpëtim Aliu bisedon me Isa Aliun, duke i thënë këtij të fundit se: “...me marketet më humbe 3 milion euro, futju ndërtimit...”.

Nga kjo bisedë thonë burimet pranë prokurorisë së posaçme SPAK, kuptohet që fillimisht lekët e fituara nga trafiku i kokainës, u planifikuan të shkriheshin dhe ligjëroheshin pikërisht përmes tregtisë së marketeve.

Por shumë shpejt vëllezërit, Aliu, kuptuan se kjo punë sillte humbje të mëdha që në përllogaritjet e tyre kishte shkuar në 3 milion euro.

Ndaj Shpëtim Aliu, sipas bisedave në “Sky” orienton vëllain e tij Isa Aliu, që ti futet ndërtimit pasi aty ka më shumë interes dhe fitime.

“...tani jemi në nivele të rënda...”-i shkruan Shpëtim Aliu, vëllait të tij, Isa Aliu. Ky i fundit mësohet se nuk përzihej fare me punët e trafikut të kokainës, por ishte personi “kyç” për pastrimin e parave në Shqipëri të fituara nga trafiku i drogës.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, bashkëpunëtorë të Salvatore Aliut, i dorëzojnë vällait të tij, Isa Aliut para “cash” në Shqipëri, të cilat janë pagesa që duhet t' i bejnë Salvatores për kokainën e trafikuar.

Të dhënat e përftuara nga komunikimt telefonike, mësojnë se i hetuari Isa Aliu është personi i cili administron dhe pastron paratë e drogës për llogari të Salvatores.

I hetuari Isa Aliu, e njofton vëllaine tij, Salvatoren, për sasitë e parave të dorzuara nga persona të ndryshëm dhe mban të shënuara llogaritë e tyre.

Mësohet se vetëm për periudhën Gusht-Nëntor 2020, i hetuari Isa Aliu dokumentohet se ka marrë minimalisht në Shqipëri përafërsisht mbi 30 milion euro “cash”, para të fituara nga trafiku i kokainës i vllait të tij, të hetuarit Salvatore Aliu.

Në datën 30 Gusht 2020, Isa Aliu informon të hetuarin Salvatore se ka gjëndje 6 milion euro “cash”. Në datën 15 shtator 2020 e informon se ka 9 milion e 800 mijë eure.

Në 13 shtator 2020, Salvatore Aliu, i konfirmon vëllait, Isait, se në vijim do të marrë edhe 20 milionë të tjera. Ndërkohë në datën 16 shtator 2020, Isa Aliu, i dërgon me foto të gjitha shënimet e tij për dorzimet e lekëve nga lidhjet e Salvatore Aliut.

Salvatore dhe Isa Aliu identifikohen të diskutojnë edhe për të lehtësuar disponimin e parave “cash”, ku ndër të tjera mendojnë të blejnë lingota ari, të cilave nuk u ikën vlera për një kohë të gjatë.

Në vijimësi, i hetuari Salvatore Aliu e orienton të hetuarin Isa Aliun për mënyra të ndryshme të fshehjes së parave, duke i groposur në fuçi 50 litrash, apo edhe duke blerë apartamente të posaçme, me qëllim për ti fshehur në brëndësi të ndarjeve të ambienteve që mund të bëhen nëpër apartamente.

Salvatore Aliu, është i shqetësuar për fshehjen e mirë të parave “cash”, duke i treguar të vëllait gë duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund t'u ndodhë ndonjë surprizë edhe nga autoritetet shtetërore.

Ndërkohë nga bisedat e zhvilluara më 7 qershor të vitit 2020 mes Salvatore Aliut dhe nipit të tij Oklid Aliu alias El Ouejdi, i njohur si "Kiçi i Elbasanit" dhe një personi të paidentifikuar, komentohet për kapjen e një ngarkese me kokainë të ndodhur më 6 qershor në Roterdam të Holandës.

Bashkëbiseduesit flasin me njëri-tjetrin duke bërë me dije se në operacion për goditjen e ngarkesave me kokainë ishte përfshirë dhe “DEA” Amerikane dhe se duhej të mos flisnin me askënd lidhur me këtë çështje.

“...E pe kët? Ok la mos fol me njeri për kët punë që jam kap se paska hy edhe “DEA”. Kam lidh të dyja punët, keq situata, Amerika, edhe këtu edhe atje. Mos fol me njerëz, duhet me e mohu, s’është e jona...”- ka shkruar Oklid El Ouejdi.

Ndërsa më pas komentohet edhe një tjetër ngarkesë e kapur në Holandë brenda të njëjtës ditë.

Nga konteksti i bisedës mësohet se i hetuari Salvatore Aliu, u kërkon disa personave, që nga konteksi rezulton të jenë pjesë e grupit kriminal që drejton Slavatore Aliu, një ndër të cilët nipi i tij, i hetuari Oklid ElQuejdi, të paguajnë dëmin financiar e shkaktuar nga kapja e lëndës narkotike.

“...lene mos e pyt, po tani çfarë me bë? Me vra veten. Dy pun me ik brenda ditës. Po ça ti bësh, kur s’do s’do. 5.2 duhet të japim”- thuhet mes të tjerash në bisedën e zhvilluar në aplikacionin “Sky”./SYRI

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë