AKTUALITET

"Të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës!" Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

M.B. Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 16:38

"Të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të

TIRANA- Autoritetet italiane njoftuan një operacion të përbashkët të disa shteteve, përfshirë Shqipërinë, kundër një bande kriminale “me bazë në Shqipëri” të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe një bande tjetër italo-kineze, e cila dukej se ofronte shërbimin e “bankës” për këtë grup kriminal.

Prokuroria e Breshias në Italinë e veriut drejtoi hetimin dhe operacionin për arrestimin e të dyshuarve, në të cilin u angazhuan gati 400 karabinierë. Operacioni u krye në bashkëpunim me Europil, Eurujust dhe institucione të tjera dhe urdhërarrestet u ekzekutuan në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni përkundrejt 61 të dyshuarve. Prokurorët sekuestruan gjatë operacionit edhe 60 milionë euro para dhe asete si dhe 360 kilogramë drogë, e cila, nëse do të shitej në treg, do të krijonte për strukturën kriminale një xhiro të përgjithshme prej 30 milionë eurosh.

Edhe ky është një nga hetimet e lehtësuara nga përdorimi nga eksponentë të krimit, të aplikacionit Sky ECC, një aplikacion që premtonte komunikim të sigurt dhe të papërgjueshëm, por që u sekuestrua nga autoritetet në Francë dhe që deri tani ka mundësuar goditjen e shumë grupeve kriminale, në shumë vende, por veçanërisht në Shqipëri. Hetimet vijuan nga viti 2020 deri në vitin 2024.

“Aktiviteti hetimor u krye përmes të dhënave të siguduara nga SKY ECC të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale,” thuhet në njoftimin e Guardia di Finanza.

“Në veçanti, grupi kriminal, me bazë në Shqipëri dhe me strukturë të pranishme në territorin kombëtar, ka importuar në Evropë drogë nga Amerika Latine përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave për ta sjellë në Itali përmes Spanjës e Holandës,” vijon më tej njoftimi.

Organizata kishte pesë baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga dhe administroheshin paratë e siguruara nga shitja e saj ndërsa një strukturë kriminale paralele, e cila u përshkrua nga hetuesit si grup italo-kinez, merrej me shërbimet shërbimet financiare, përfshirë transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.

Hetuesit gjetën një sasi të stërmadhe faturash me vlerë totale prej 375 milionë eurosh të përdorura për të qarkulluar paranë që në të vërtetë vinte nga trafiku i drogës. Kjo skemë, sipas hetuesve italianë, është novatore për krimin e organizuar pasi pakëson rreziqet e kapjes së parave cash nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe duket sikur i kushton më pak përdoruesve.

Kapja nga autoritetet franceze të komunikimeve  të krimit përmes SKY ECC kanë mundësuar deri tani në Shqipëri operacionin Metamorfoza, atë të shtatë bandave apo hetimin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Durrës. Në rastin më të freskët, SPAK goditi falë Sky ECC organizatën kriminale të njohur si Vëllezërit Çopja, të cilët, nga baza e tyre në Dubai, qarkulluan dhjetëramilionë euro në Shqipëri për të kryer investime apo për të paguar vrasës në një konflikt të përgjakshëm që patën me një grup kriminal rival./ BIRN

italia kina shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë