AKTUALITET

Të ardhura rekord, por Bashkia e Tiranës realizon vetëm 25% të planit të investimeve në 8-mujor

n.f Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 11:28
Të ardhura rekord, por Bashkia e Tiranës realizon vetëm 25%
Foto ilustruese

TIRANË- Si pushteti  qendror dhe ai vendor këtë vit ka shfaqur dobësi të mëdha në realizimin e programit të investimeve publike. Në të dhënat zyrtare të Bashkisë së Tiranës, që u pasqyruan në një raport monitorimi për 8-mujorin 2024, vihet re se nga 17 miliardë lekë (170 milionë euro) të planifikuara për t’u investuar në 8-mujor janë realizuar vetëm 4,6 miliardë lekë (46 milionë euro) ose 25% e planit të periudhës.

Realizimi i dobët ka ardhur në një kohë që Bashkia ka arkëtuar të ardhura rekord, si rrjedhojë e taksës së infrastrukturës. Vetëm nga kjo taksë për 8-mujorin u mblodhën 9.3 miliardë lekë (dyfishi i parashikimit), që zuri 52% të të ardhurave totale. Realizimi nga të gjitha burimet e financimit kundrejt planeve 8-mujore për shpenzimet e personelit është 82%, shpenzimet operative me 57%  dhe shpenzimet kapitale me 25%.

Siç argumentohet në raportin e monitorimit, realizimi i ulët kryesisht për shpenzimet kapitale, ka si arsye kryesore rishikimin e kostove për objekte ekzistuese në buxhetin e vitit 2023, si pasojë e hyrjes në fuqi, gjatë muajit nëntor 2023, të VKM-së Nr.216 datë 13.04.2023 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemit të integruar për informatizimin e manualit të çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim”.

Manuali me çmimet e reja është bërë efektiv në Janar të vitit 2024. “Duke vlerësuar ecurinë e hartimit të projekteve, kërkesat për investime si dhe bazuar në vlerësimet e Këshillit Teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Punëve Publike, kanë propozuar ndryshimet e vlerave për disa objekte, shtimin e objekteve për të cilat janë realizuar projektet e zbatimit, si dhe detajimin e zërit “Studim Projektim” për programin e mbështetjes për zhvillim ekonomik, programin e rrjetit rrugor, atë të shërbimeve publike dhe të programit të arsimit bazë dhe parashkollor”, referon raporti i monitorimit.

Numri i punonjësve të Bashkisë së Tiranës për 8-mujorin e vitit është 8,377, me kosto vjetore 9,6 miliardë lekë, ose rreth 96 milionë euro. Realizimi i investimeve kapitale sipas programit po ndeshet me vështirësi si në pushtetin qendror dhe në atë lokal. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 6-mujorin e parë të vitit pushteti vendor kishte realizuar vetëm 17% të programit vjetor të investimeve publike. Nga 41 miliardë lekë që është buxheti i pushtetit vendor për investime në vitin 2024 janë realizuar në gjashtëmujorin e parë vetëm 7,2 miliardë lekë ose 17 % e programit.

Vitin e kaluar pushteti vendor dështoi me realizimin e investimeve publike. Të dhënat zyrtare e Ministrisë së Financave tregojnë se nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh (460 mln euro) i investimeve kapitale janë investuar vetëm 45 për qind e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë (252 mln euro). Nga 5228 projekte në total që ishin programuar për tu financuar me 2023, janë financiar më pak se gjysma, ose vetëm 2546 projekte.

Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave. Nga ana tjetër, turizmi që po shërben si nxitës për zhvillimin e zonave rurale nuk mund të lidhet me këto komunitete për shkak të mungesës së infrastrukturës bazike./ Monitor

bashkia e te ardhur plan investimi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë