Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Të ardhurat buxhetore shënuan rekorde historike për ritmet vjetore të rritjes në vitin 2022, por në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB) shënuan rënie.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se në fund të vitit të kaluar të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së nga 27.5% që ishin me 2021 me rënie -0.7 pikë përqindje.
Teksa të ardhurat në vlerë neto shënuan rritje vjetore me 12% më 2022 nga ana tjetër efektiviteti i grumbullimit të tyre ka rënë, teksa ekonomia rezulton se është zgjeruar më shpejt në raport me performancën buxhetore. Krahasimi me PBB-në është matësi më i saktë i rendimentit tatimor, pasi tregon se sa të ardhura vilen në raport me madhësinë e ekonomisë.
Sipas të dhënave të INSTAT, PBB-ja u rrit me 4.85 për qind gjatë vitit 2022, ndërkohë qe të ardhurat e grumbulluara në buxhet ishin 572 miliardë ose 26.8% e PBB-së me përkeqësim në krahasim me një vit më parë.
Ky ishte niveli më i ulët i të ardhurave më raport me PBB që nga viti 2017, duke përjashtuar 2020-n, që ishte një vit jo i zakontë për shkak të krizës së shkaktuar në ekonomi nga pandemia.
Rënia e të ardhurave buxhetore në raport PBB-në tregon indirekt për një rritje të informalitetit në vend si dhe mbështetje të performancës së ekonomisë nga sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshmem që nuk reflektohet në të ardhura.
Sipas të dhënave të INSTAT, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme ishin dy sektorët që udhëhoqën rritjen ekonomike në vitin 2022, duke shënuar nivele rekord të qarkullimit të parave.
Edhe rritja e informalitetit vitin e kaluar doli në pah edhe nga disa të dhëna të tjera zyrtare. Ndërkohë që Ministria e Financave po raportonte rënie të zhdoganimeve të naftës, INSTAT për të njëjtat periudha raportonte për rritje të shitjeve me pakicë në këtë produkt.
Vitin e kaluar të ardhurat në vlerë u rriten në mënyrë jo të zakontë të nxitura kryesisht nga rritja e çmimeve. Me rritjen e çmimeve u rriten me mënyre indirekte edhe taksat në përqindje.
P.sh. TVSH 20 për qind në një litër vaj që arriti 400 lekë për kilogram gjatë tremujorit të dytë 2022 buxheti arkëtonte 80 lekë TVSH, ndërkohë në vitin 2021 arkëtonte vetëm 32 lekë, pasi çmimi i një litri vaj ishte 160 lekë. E njëjta logjike është edhe për artikujt e tjerë dhe për të gjitha taksat që vilen në përqindje.
Buxheti i shtetit përfitoi nga rritja e çmimeve duke arkëtuar më shumë të ardhura vitin e kaluar, por në krahun e shpenzimeve e ndikoi negativisht ekonominë.
Për vitin 2022 të dhënat nga metoda e shpenzimeve në PBB tregojnë se, kontributi i Administratës Publike ishte negativ dhe se qeveria ka injektuar më pak para për shërbime publike se sa në vitin 2021. Sipas të dhënave nga INSTAT konsumi i administratës publike në ekonominë e vendit shënoi rënie me 4.8 për qind gjatë vitit të kaluar.
Rolin kryesor duket se kanë pasur zërat e shpenzimeve kapitale, ku injektimet e qeverisë në vitin 2022 ishin rreth 12 për qind më të ulëta se me 2021.
Kontributi negativ i qeverisë ndikoi në rritjen e ulët të konsumit në vend. Konsumi i popullatës u zgjerua me 7.17% në 2022, nga 4.7% vitin e kaluar. Në të kundërt, konsumi i qeverisë ra me 4.85%, pas rritjes me 7.77% në 2021./MONITOR
FIER- Simon Toska ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Toska vuante dënimin në burgun e Fierit. 52-vjeçari shfaqi...
TIRANË- Pretendimi i ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, se nuk është në gjendje të mirë shëndet&e...
SPANJË- Vritet 29-vjeçari Endrit Sinaj në Girona. Mediat italiane raportojnë se i riu nga Vlora u plagos me plumb në bark, e p...
Një 23-vjeçar shqiptar përfundoi serinë e krimeve në Itali ku kishte shkuar për pushime me një tentativë të d&e...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin, tre vite më shumë nga pretenca e dhënë nga SPAK, dhe 7 vite burg&nb...
Këshilli Mbikëqyrësi i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të...
Më shumë se 100 persona u arrestuan të mërkurën në kuadër të një operacioni policor që u shtri në shum&...
Policia italiane dhe gjermane kreu sot bastisje kundër mafies italiane ‘Ndrangheta’ në koordinim me autoritetet në Itali, Gjermani,...
Situata energjitike në vend është stabilizuar gjatë muajve të parë të këtij viti. Reshjet e shiut të rëna gj...
Këshilli i Lartë Gjyqësor analizon se edhe pse ka një ulje minimale të ngarkesës çështjet e trashëguara mbeten ...