AKTUALITET

Të ardhurat vinin nga i biri, i dënuar për trafikim vajzash drejt Italisë për prostitucion, Prokuroria sekuestron pasuritë e pajustifikuara të një personi

M.B. Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 11:33

Të ardhurat vinin nga i biri, i dënuar për trafikim vajzash drejt

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi të Tiranë, konkretisht një apartament dhe dy makina, pasi të ardhurat e tij nuk justifikojnë blerjen e tyre. Sipas njoftimit, pasuritë e sekuestrua i përkasin personit me iniciale A.Gj., djali i të cili, shtetasi me iniciale I.Gj.  është dënuar për akuzën e "Trafikimin e personave të rritur”.

Nga hetimet ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme. Mësohet se i riu në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit "Arrest në burg".

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit ‘Arrest në burg’.

Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal në ‘Trafikimin e personave të rritur”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në emër të shtetasit A.Gj si më poshtë:

Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117.78 m,2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;
Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe
Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.

prokuroria e tiranes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë