AKTUALITET

Të dhënat: Bashkitë të paafta me investimet, realizuan vetëm 43% të planit më 2024

M.B. Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 07:20

Të dhënat: Bashkitë të paafta me investimet, realizuan

TIRANA- Njësitë e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore po vuajnë nga paaftësia kronike për të realizuar programin e investimeve publike sipas planit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të investimeve publike. Të dhënat finale mbi buxhetin 2024 tregojnë se pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit.

Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ata janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore. Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me rreth 18 miliardë lekë më 2024, por ka arritur të investojnë vetëm 6,1 miliardë lekë ose 34 për qind të programit.

Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50 për qind të programit të investimeve për vitin 2024. Nga rreth 4 miliardë lekë të programuara ka realizuar vetëm 2 miliardë prej tyre.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor. Bashkia e Vlorës ka të zhvilluar turizmin detar me vijën bregdetare më të bukur në vend, teksa nevojat për investime sidomos në menaxhimin e mbetjeve dhe furnizimin me ujë ende janë të mëdha.

Bashkia e Kamzës ndonëse nuk është bashki me qendër qarku kishte një program të madh investimesh në krahasim më të tjerat. Kjo bashki në raportin me fondin në dispozicion prej 2,6 miliardë lekësh kishte realizimin më të mirë prej 75%. Bashkia e Lezhës gjithashtu pati një realizim 80 për qind të planit, duke investuar në 2024 rreth 743 milionë lekë nga 922 milionë të programuara.

Bashkia e Shkodrës, kryeqendra e Veriut me nevoja të mëdha infrastrukturore kishte realizimin të dobët të planit të investimeve me vetëm 33% . Nga 689 milionë lekë që ishte programi u realizuan vetëm 225 milionë lekë. Bashkia më varfër e vendit ajo e Kukësit kishte realizim të lartë të planit me rreth 89 %, por kishte në dispozicion fondin më të ulët të investimeve me vetëm 149 milionë lekë, nga të cilat u realizuan 131 milionë lekë.

Me reformën territoriale bashkitë ofrojnë një seri shërbimesh që nga arsimi, zjarrfikëset, rrugët lokale dhe një seri shërbimesh të tjera sociale. Por në realitet bashkitë vuajnë mungesën e burimeve njerëzore të afta, e për rrjedhojë nuk kanë mundur të hartojnë projekte bindëse për të çelur fondet.

Në një kohë që popullsia e vendit po plaket me shpejtësi dhe mijëra pleq jetojnë vetëm dhe në pamundësi ekonomike dhe fizike, teksa shumica e bashkive nuk ofrojnë kujdes për të moshuarit. Shumica e bashkive edhe ato që përfaqësojnë qendrat e qarqeve nuk kanë shtëpi për të moshuarit. Raportet e monitorimit kanë treguar se zonat rurale të vendit vuajnë mungesën e plotë të shërbimeve të trajtimit të mbetjeve dhe shërbimeve të tjera lokale./ Monitor

bashkite

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë