AKTUALITET

Të dhënat: Bie pesha e punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime dhe në shtet në vitin 2023

M.B. Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 07:25
Të dhënat: Bie pesha e punësimit në sektorët e
Foto ilustruese

TIRANA- Zhvillimet ekonomike në vend po pësojnë një zhvendosje të dukshme nga aktivitetet e prodhimit drejt shërbimeve dhe kjo tendencë ka qenë e fortë, sidomos në vitin 2023. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se sektorët e prodhimit, industria dhe bujqësia kanë ulur peshën në totalin e punësimit, teksa është rritur kontributi në punësim i sektorit të shërbimeve dhe administratës publike.

Në vitin 2023 ishin të punësuar 1,327,042 persona, 28,662 më shumë, ose me rritje 2.2% në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Bujqësia mbetet punëdhënësi më i madh në vendin tonë, me 32.3% të totalit të të punësuarve në vitin 2023, ndonëse me rënie të kontributit në punësim me 1.6 pikë % në krahasim me 2022.

Sektori i industrisë reduktoi më tej kontributin në punësim më 2023, me -0.6 pikë për qind. Vitin e kaluar, industria kontribuoi me 2.2 pikë % të punësimit total nga 2.8 pikë % më 2022. Rënia e fortë e Euros dhe rritja e kostove të brendshme ka sjellë faliment në shumë segmente të industrisë së prodhimit për eksport. Kjo rënie ka qenë më e dukshme në sektorin fason.

Në anën tjetër, kontributi i sektorit të tregtisë dhe shërbimeve në punësim u rrit më tej vitin e kaluar, si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm. Sipas të dhënave të INSTAT, të punësuarit në këta sektorë kontribuuan me 29.1% të punësimit total nga 27% në 2022. Administrata publike zgjeroi më tej kontributin në punësim gjatë 2023, duke zotëruar 17.6% të totalit nga 12.2 që ishte në vitin 2022.

Ndonëse qeveria ka zhvendosur një seri shërbimesh në rrugë digjitale, sërish punësimi në sektorin shtetëror është zgjeruar dukshëm në dekadën e fundit. Shteti është punëdhënësi i tretë më i madh pas bujqësisë dhe “tregtisë dhe shërbimeve”.

Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve shfaq strukturën e punësimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në vitin 2023, punonjësit e kualifikuar në bujqësi dhe në tregti, përbëjnë 43,6% të të punësuarve, e ndjekur nga grupet ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë përkatësisht 21,4% dhe 19,7% të të punësuarve.

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 27,2% e femrave të punësuara dhe 16,3% e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.

Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2023, rezulton se për grup-moshën 15 vjeç e lart, 49,0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29,7% janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21,3% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes./ Monitor

bujqesia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë