AKTUALITET

Të dhënat e Cens 2023: Vetëm 5.4% e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të ndërtuara pas vitit 2016

M.B. Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 08:04

Të dhënat e Cens 2023: Vetëm 5.4% e familjeve shqiptare

TIRANA- Pas vitit 2016 sektori i ndërtimit u përfshi në zhvillime të vrullshme kryesisht në ndërtimin e banesave rezidenciale në Tiranë dhe bregdet, por të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vetëm 5.5% e familjeve shqiptare banojnë në ndërtesat e ndërtuara pas vitit 2016.

Pjesa më e madhe familjeve shqiptare, 37.5 për qind e tyre, jetojnë në ndërtesa që janë ndërtuar ndërmjet viteve 1981-2000. Grupi i dytë më madh i familjeve jeton në banesat e ndërtuara ndërmjet viteve 2011-2010, me 24%. Ndërsa 2.4 për qind e familjeve jetojnë në banesat që janë ndërtuar mbi 100 vite më parë.

Të dhënat sugjerojnë se, një pjesë e banesave të ndërtuara pas vitit 2016 ose janë blerë nga të huajt ose për investime nga vendasit, por që nuk banohen nga rezidente që rrinë në Shqipëri. Nga fondi i total i banesave në pallate 40 % e tyre janë bosh sipas të dhënave të Cens, por në zonat urbane dhe kryesisht në Tiranë ndërtesat rezidenciale po marrin një hov të ri me ndërtimin e apartamenteve të luksit në kulla të larta.

Të dhënat e Cens tregojnë se në të gjithë vendin ka 755.950 njësi familjarë, të cilat jetojnë në 726,325 banesa. Nga këto shifra mësohet se, ende 30 mijë familje e ndajnë banesën me një familje tjetër. Megjithë valën e ndërtimeve dhe të banesave që rrinë bosh pothuajse gjysma familjeve aktualisht  (47,1 për qind) jetojnë në banesa me sipërfaqe 40-69 metër katror dhe vetëm rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 ).

Në 15 % të banesave jetojnë familje që nuk rrjet ujësjellësi brenda tyre. Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tre dekadat e fundit, teksa stoku i banesave po rritet. Në vitin 1990, popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e censit 2023 ishte vetëm 2.4 mln banorë me tkurrje 25% nga rënia e komunizmit.  Në vitin 2023, nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12% e tyre kishte vetëm një banor.

Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person i vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta. Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit të të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre./Monitor

banesa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë