Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
TIRANË - Pas një rritjeje të vazhdueshme të kostove, prodhuesit kanë parë një ngadalësim të tyre në muajt e fundit të 2024-s.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,4 kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë.
Krahasuar me tremujorin e katërt 2023 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 1,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,1%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e katërt 2024 shënoi rritje me 0,1%, krahasuar me tremujorin e tretë 2024.
Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse”, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 2,2%, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5% dhe “Industri përpunuese” me 0,4%.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” dhe “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 2,3% secili, pasuar nga aktiviteti “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,0%, “Prodhimi i pijeve” me 1,9%, etj.
Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 1,3%, pasuar nga “Përpunimi i tekstileve” me 1,2% etj.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, indeksi shënoi rritje me 1,3%.
Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,8%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 0,9% dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,8%. Nga ana tjetër seksioni “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 0,01%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, indeksi shënoi rritje prej 0,5%. Rritja e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4,4%,pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 0,4%. Nga ana tjetër, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,8%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 0,1%.
Ulen dhe çmimet e importit
Edhe për produktet e importit kostot kanë qenë në rënie.
Sipas INSTAT, indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2024 arriti 108,0, kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte me ulje 0,5%. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e katërt 2024, krahasuar me tremujorin e tretë 2024 ka një rritje te lehtë prej 0,01%.
Ndryshimi vjetor: Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” shënuan ulje me 5,2%, pasuar nga seksionet “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 93,5%, me 0,7%, “Industri nxjerrëse” me 0,1%. Nga ana tjetër, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënoi një rritje me 0,4%.
Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Konfeksionimi i veshjeve’’ dhe “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,3% secili, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 2,1%, “Metalurgjia” me 1,9%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,4%,.
“Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t” me 1,2%, “Prodhimi i pijeve’’ me 1,1%, etj. Nga ana tjetër, çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” shënuan rritje me 1,7%, pasuar nga aktivitetet “Industri të tjera p.k.t” me 1,4%, “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 1,0%, etj./Monitor
OSHEE TIRANË - Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të mërkurë. Në një njoftim ...
MORINË- Një 30-vjeçar nga Presheva është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, i...
KOSOVA- Më 5 mars 1998 nisi Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ishte dita kur fati e historisë së kombit shqip...
Foto ilustruese TIRANË - Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjy...
Pamje nga aksidenti SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që u regjistrua mesditën e sotme...
Aksidenti SHKODËR - Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë...
ELBASAN- Policia ka zhvilluar ditën e stome një operacion në Elbasan, ku si rezultat janë vënë në pranga tre persona dhe ja...
Leonard Hide TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pushuar këtë të mërkurë çështjen e kryebashkiakut të Liboh...
DURRËS- Rrjeti i Veprimit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen siç duhet për &...
TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim prej një viti. Mario...