AKTUALITET

"Të hetohet çdokush që ka keqpërdorur detyrën"/ Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu të avokatit Ulian Bajrami

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Tetor 2025, 11:29

"Të hetohet çdokush që ka keqpërdorur

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka reaguar ndaj arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, duke e konsideruar këtë veprim si një cënim të rëndë të lirisë dhe pavarësisë së avokatisë. Në një deklaratë zyrtare, Shoqata dënon ndalimin e Bajramit dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm.

Gjithashtu, Shoqata kërkon që të merren masa disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari publik që ka ushtruar presion apo intimidim ndaj avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Deklarata e plotë:

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon me forcë aktin e paprecedentë të arrestimit të avokatit Ulian Bajrami gjatë ushtrimit të detyrës së tij me përfundimin e një seance gjyqësore, pas një debati gjazë gjykimit me përfaqësuesin e organit të akuzës.

Sipas informacioneve të bëra publike dhe audios së seancës gjyqësore, avokati Ulian Bajrami u arrestua vetëm për faktin se i komunikoi prokurorit synimin për të bërë kallëzim penal, pasi sipas avokatit ky i fundit kishte manipuluar provat në dëm të klientit që ai mbronte.

Ky veprim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së profesionit të avokatit, duke cenuar rëndë parimin kushtetues të së drejtës për mbrojtje të pavarur dhe efektive, të garantuar nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati, si pjesë thelbësore e sistemit të drejtësisë, nuk mund dhe nuk duhet të ndëshkohet për ushtrimin e funksionit të tij ligjor në mbrojtje të interesave të qytetarit dhe përballjen e abuzimeve të pushtetit.

Arrestimi i një avokati për shkak të ushtrimit të detyrës është një akt i papranueshëm, që dëmton seriozisht besimin e publikut tek drejtësia dhe cënon ekuilibrin e procesit të rregullt ligjor.

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon:

-Lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të avokatit të arrestuar;

-Hetim të plotë, të pavarur dhe transparent mbi veprimet e autoriteteve përgjegjëse;

-Marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari që ka keqpërdorur detyrën publike për të intimiduar përfaqësuesin e mbrojtjes;

-Garanci institucionale që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Ky akt është një shkelje e rëndë e parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Arrestimi i një avokati për shkak se ai kërkon zbatimin e ligjit është një mesazh frikësues për të gjithë trupën e avokatëve dhe për qytetarët që kërkojnë drejtësi.

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë nuk do të heshtë dhe të lejojë që pavarësia e mbrojtjes të shndërrohet në objekt presioni apo ndëshkimi.”

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë