Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Teksa tregu i punës është përfshirë në emergjencë kombëtare për punonjës në të gjithë sektorët e ekonomisë në kryeqytet dhe në qarqe, papunësia në grupet e reja të popullsisë shënoi rritje në tremujorin e fundit të vitit 2022 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT. Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1 %. Gjithashtu treguesi i punësimit tregoi zhvillime negative duke raportuar rënie të punësimit tek të rinjtë me 0.3% për të njëjtën periudhë krahasimi.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5 % në 3-mujorin e fundit 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 0,9 për qind. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022, ky tregues është rritur me 1,0 pikë përqindje.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se tregu i punës në vendin tonë paraqitet problematik për grup moshat e reja.
Emigracioni i lartë i moshave të reja në fakt duhet të ndihmonte në integrimin me të mirë në tregun e punës për të rinjtë e mbetur në Shqipëri. Por teksa popullsia e të rinjve po bie me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve, dhe nga ana tjetër kërkesa nga bizneset për punë po rritet rrjedhimisht punësimi tek të rinjtë duhet të rritej.
Anketa me të hollësishme mbi zhvillimet në tregun e punës udhëzojnë se modeli ekonomik në të cilën është bazuar vendi ynë nuk ofron vende pune atraktive për të rinjtë.
Aktualisht ofertën më të lartë për pune e kanë sektorë më vlerë të ulët pagese të tilla si fabrikat në industri tekstile, punonjës pastrimi nga hoteleria dhe punëtore krahu në sektorin e ndërtimit. Të rinjtë e sotshëm nuk preferojnë të punojnë në këto sektorë me një lodhje të madhe fizike kundrejt një pagese të ulet në kufijtë e minimales.
Duke përjashtuar të rinjtë zhvillimet në tregun e punës ishin pozitive përgjatë gjithë vitit 2022. Në tremujorin e fundit, papunësia në popullsisë mbi 14 vjeç shënoi ulje me 2181 persona, më rënie vjetore 1.3 %. Rënia më e madhe i takon grup moshës 30-64 vjeç, me -9% ose 8105 të papunë më pak.
Shqipëria ka shfaqur problematikë të vazhdueshme në punësimin e të rinjve dhe gjithashtu renditet në vendet e para në Europë për përqindjen e lartë te të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në ndonjë trajnim.
Në vitin 2020 rreth 28 për qind e të rinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as në punë dhe as duke ndjekur ndonjë shkollë apo trajnim. Kjo situatë tregon se edhe në ardhmen afatgjatë tregu i punës në vendin tonë do të vuajë nga mungesa e aftësive në tregun e punës dhe ekonomia do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të tu ofruar drejt një modeli që prodhon mallra me vlerë të lartë në tregjet ndërkombëtare./Monitor
TIRANË- Një makinë në bulevardin kryesor "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë është përfshirë n...
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të kryejë ekstradimin e 'bossit' të kriptomonedhave, turkun Faruk Ozer. Tashmë pritet që ...
TIRANË- Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që kanë goditur me thikë Stiven Toshkësin, i cili ndërr...
Departamenti i Drejtësisë arrestoi dy njujorkezë, duke i akuzuar ata për ndihmën e qeverisë së Kinës për të ...
HAS - Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar një ditë pas denoncimit të fortë...
Ervis Martinaj, Leonard Duka Shpërthim me tritol në Tiranë. Lënda plasëse është vendosur në banesën e 65-vje&c...
Finalja e “Big Brother VIP Albania” duket se do të rezervojë disa surpriza, të paktën sipas regjisorit të programit, Edua...
Banorët e Kaçinarit në Mirditë, kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të katër HEC-eve në kët&...
28-vjeçarja që u mbaj peng dhe u rrah rëndë nga i dashuri i saj në Tiranë, ka treguar sot për SYRI TV se si nisi dhuna e ...
Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Bllokut. Rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se p...