8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

Në muajin gusht të vitit 2025, një denoncim i pazakontë mbërriti në Policinë e Tiranës, për “zhdukjen” e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Deri në atë kohë, Shima kishte vepruar në hije, duke “noterizuar” gjithçka që i jepte për të firmosur drejtoresha Mirlinda Karçanaj. Madje, edhe në dëshminë para hetuesve, ish-nëndrejtori do të deklaronte se “tenderat i bënte me porosi të Mirlindës”.
Një marrëdhënie besimi epror-vartës, por që padyshim në muajt pasardhës do të zbulohej shumëçka, duke qenë se Shima po del akoma më i fuqishëm sesa vetë eprorja. Redaksia e VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente, ku rezulton se “viktima” Daniel Shima e ka “lyer gishtin” në shumë raste, madje duke bërë biznesmene edhe nënën e tij, me profesion rrobaqepëse.
Ka dyshime se paratë e tenderave, apo haraçi që paguhej për të marrë një procedurë, “pastrohej” në një kompani, e hapur fillimisht nga shoku i tij, Sokol Përllaku. Në një kohë shumë të shkurtër, kompania xhiroi qindra mijëra euro dhe më vonë bleu troje në Tiranë dhe në zonat bregdetare, sërish duke i regjistruar në emrin e kompanisë apo edhe të vetë familjarëve të Shimës.


VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, dokumente noteriale apo hipotekore, ku duket qartë lidhja e ish-nëndrejtorit Daniel Shima me kompaninë “Premium Glass”, e themeluar në vitin 2021. Një vit më vonë, aksionere me 100 % të aksioneve bëhet Merita Shima, nëna rrobaqepëse e Daniel Shimës.
Në dokumentin e shitblerjes saktësohet se çmimi i blerjes së aksioneve ka qenë për vetëm 400 euro, duke e bërë Meritën pronare të vetme. Më pas, 55-vjeçarja fillon transaksione për të blerë prona në Tiranë dhe në bregdet. Sipas burimeve nga Kadastra, Merita dhe kompania e saj ka bërë prona edhe në Kashar, duke marrë më pasleje ndërtimi për godinë 8 kate. Më pas rrobaqepësja “qep” të tjera prona, duke vlerë 9 apartamente e 14 poste parkimi, me vlerë rreth 900 mijë euro.
Nga njëra anë Danieli firmoste tenderat me shumë zero te AKSHI dhe nga ana tjetër nëna e tij, Merita, vijonte të bënte biznes, pasi në emrin e kompanisë apo në pronat që ajo bleu, do të “mbinin” godina shumëkatëshe. Organet ligjzbatuese mund të ndjekin paranë dhe të dalin në konkluzione se, nga e kishin origjinën këto para?! Si mund të deklarosh fitime minimale dhe nga ana tjetër të ngresh pallate apo të blesh troje që vlejnë miliona euro?
Normalisht, dyshimet janë të mëdha se paratë nga tenderat e AKSHI-t janë kanalizuar në këto firmë, teksa mënyra dhe përfituesit mund t’i zbardhë Prokuroria e Posaçme apo ndonjë organ tjetër. Në këtë rast, redaksia e VoxNews po tenton që të hedhë dritë mbi paratë e mundshme publike, të cilat me veprime tejet të dyshimta, kanë arritur të përfundojnë te një grusht njerëzish, të lidhur fort me institucionet shtetërore, siç është në këtë rast AKSHI.
Redaksia jonë ka mësuar se në këto pasuri Merita, Sokoli apo edhe Danieli kanë arritur të marrin leje në institucione shtetërore, me emra firmash të tjera. Por, pasuritë e paluajtshme janë, teksa nëse janë shitur, duhet të ketë “gjurmë”. Hetuesit e BKH-së, ekuivalente me FBI-në Amerikane, mund të gjurmojnë këto pasuri, për të dalë në përfundimin se nga erdhën.

Daniel Shima ka pasur informacione se veprimtaria e tij dhe e nënës rrobaqepëse po hetohej. Në fund të vitit 2022, ai ka “urdhëruar” nënën e tij, Meritën, që t’ia kthejë aksionet Sokol Përllakut, të njëjtit person që ia bleu. Nëse çmimi i blerjes ishte 400 euro, çmimi i shitjes nga Merita te Sokoli shkoi në vetëm 1000 euro.
Duke qenë se, kompania kishte në pronësi pasuri me vlera miliona euro, apo kishte marrë leje ndërtimi, çmimi është bërë formal, për të fshehur shumëçka. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews rezulton se ky transaksion apo kalimi i aksioneve është bërë në të njëjtën kohë që Prokuroria e Posaçme kishte nisur një hetim. Por, edhe pas shitjes me letra të kësaj firme, sërish administrator vendoset një “njeri” i besuar i Daniel Shimës.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, tha se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda Ballukut, ka ardhur si pas...
Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompa...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë iu përgjigj deklaratave të kryeministri Edi Rama në lidhje me kërkes&e...
Në zonën e Lungomares në Vlorë ka pasur sërish probleme me furnizimin me energji elektrike mbrëmjen e së martës. Puni...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të mbikali...
Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga Policia, teksa tentoi t’u ikte oficerëve gjatë një arratisjeje nëpër ...
Pesë efektivë policie janë pezulluar nga detyra brenda një ditë për shkak të akuzave të ndryshme si marrje ryshfeti n&eu...
Dy hajdutë shqiptarë janë dënuar me nga 56 muaj burg secili pasi kanë shënjestruar shtatë prona, përfshirë shtë...
Pas 18 muajsh hetimet, Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 masa sigurie për “trafikun” e tonelatave lëndë të rrezikshme dr...
Tre shtetas shqiptarë përfunduan në prangat e policisë francezë, pasi u kapën pasi iu afruan një kamioni që transportont...