AKTUALITET

Tenderin 10 milionë euro për shërbimin e lavanterisë në QSUT e fiton pa garë një kompani me ofertë 99.9% të fondit limit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 19:00
Tenderin 10 milionë euro për shërbimin e lavanterisë në


Tenderi 10 milionë euro për shërbimin e lavanterisë në Qendrën Universitare Nënë Tereza vishet me dyshime të forta. Në procedurën marrëveshje kuadër, të zhvilluar nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve pati vetëm një ofertë, e cila ishte sa 99.9 për qind e fondit limit. Kjo ishte oferta e kompanisë AGS, që u shpall dhe fituese.

Më konkretisht, fondi limit për këtë tender ishte përcaktuar 1 miliardë e 84 milionë lekë për afatin e shërbimit 4 vjet. Oferta e AGS ishte 1 miliardë e 83 milionë lekë ose sa 99.9 për qind. Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara e shpalli ofertën e vetme fituese në tender.

Edhe pse ky ishte një tender me vlerë jashtëzakonisht të madhe, ASHPP kishte zgjedhur prokurimin me procedurë të kufizuar. Kjo është procedura, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë, por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur nga autoriteti kontraktor mund të dorëzojnë oferta.
Sipas dokumentave të tenderit, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara i ka dhënë të drejtë vetëm kompanisë AGS, që të ofertojë në këtë procedurë. Dhe kompania ka dhënë ofertë sa 99.9 për qind e fondit limit.

Tenderat për shërbimin e lavanderisë së spitaleve janë shoqëruar shpesh me dyshime dhe akuza për korrupsion. Kulmi u shënua në vitin 2015, kur tenderi, në atë kohë më vlerë 1.1 miliardë lekë u ankimua nga disa kompani njëherësh se kriteret e vendosura ishin qepur enkas për të favorizuar kompaninë AGS. Aksionierja e kësaj të fundit, Alma Tafani, i hodhi poshtë akuzat në një prononcim për BIRN duke i quajtur ato se sulme të motivuara nga konkurrenca.

Në tenderin me fond limit 1.1 miliardë lekë u paraqitën 6 oferta, ku më e ulëta ishte 478 milionë lekë nga bashkimi i operatorëve Ballkan Laundry Sh.p.k dhe Serv Hotel S.r.l. Kjo ofertë u skualifikua dhe tenderi iu dha një bashkimi tjetër operatorësh me ofertë 881 milionë lekë. Por ky vlerësim u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania AGS, e cila kishte dhënë ofertë me vlerë 1.0.7 miliardë lekë, në kokë të fondit limit. Pas ankesave dhe kundër ankesave, të gjitha ofertat u skualifikuan.

Pas dështimit të tenderit, për të mbuluar nevojat për shërbim lavanterie, gjatë periudhës Janar-Prill 2015, QSUT hapi një tender të dytë me “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit,” me vlerë 94.2 milion lek. Pas zhvillimit të tij me 2 kompani pjesëmarrëse, fitues u shpall firma A.G.S Sh.p.k.

Por Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se përzgjedhja e A.G.S Sh,p,k, i shkaktoi taksapaguesve një dëm prej 10.8 milion lekësh dhe për këtë kallëzoi penalisht të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Hetimet u pushuan.

Historia e luftës për tenderin e shërbimit të lavanderisë në QSUT u përsërit në vitin 2019. Këtë herë autoriteti kontraktor nuk ishte me QSUT, por Agjencia e prokurimeve të Përqëndruara në varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Në tenderin me fond limit 1.11 miliardë lekë u paraqitën 3 oferta ku më e ulëta isshte ajo e bashkimit të operatorëve “Servizi Italia” Spa & “Sanitary Cleaning” sh.p.k. Por Agjencia e Prokurimeve të përqëndruara e skualifikoi ofertën më të ulët dhe shpalli fitues sërish kompaninë AGS, e cila kishte ofruar 1.1 miliardë lekë, gjithmonë në kokë të fondit limit. Servizi Italia e ankimoi vlerësimin në KPP. Komisioni i Prokurimit i dha të drejtë kompanisë dhe urdhëroi Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara të ndryshonte fituesin duke shpallu kompaninë Servizi Italia. Për tenderin ka hetime të hapura në SPAK.

Tenderat e lavanderisë së spitaleve mbajnë erë të rëndë korrupsioni. Edhe pse deri më sot drejtësia nuk ka qenë e aftë të provojë asnjëherë abuzimet, ndërkohë që qytetarët shqiptarë paguajnë kostot e kripura në kokë të fondit limit./Oligarkia.al

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 24 Qershor07:00

Dilema e madhe e popullsisë!

Në Shqipëri, nëse ka një statistikë për të cilën nuk je shumë i sigurt, është ajo e popullsisë dhe...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë