AKTUALITET

"Tentuan të më helmojnë"/ Flet kandidati për Drejtor Policie: Përse akuzoj Gjykatën e Lartë dhe Muhamet Rrumbullakun

I.A Përditësimi i fundit 21 Shtator 2024, 10:52

"Tentuan të më helmojnë"/ Flet kandidati për

TIRANË- Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm Policie Hajrulla Xhivini ka treguar ngjarjen e ndodhur 3 vite më parë teksa ka urinuar para Gjykatës së Lartë në formë protestë. Duke folur nga arratia për Dosja.al, Xhivini ka treguar se e gjithë historia ka nisur në datën 20 shtator të vitit 2020, ku ka pësuar një aksident me motor për shkak se i janë sulur qentë e rrugës në qytetin e Beratit.

Për këtë aksident që pësoi, Xhivini ka kërkuar dokumentet nga Policia e Beratit në mënyrë që të hidhte në gjyq bashkinë Berat. Por sipas ngjarjes së treguar për Dosja.al, Xhivini iu drejtua SHÇBA-së për tu zhgënjyer nga drejtori i atëhershëm Muhamet Rrumbullaku. Në këto kushte, Gjykata e Beratit ka shpallur moskompetencë për çështjen dhe ka tentuar që ta kaloj këtë në Gjykatë Administrative.

Po ashtu Xhivini ka deklaruar se vendimin e Gjykatës së Beratit e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, Gjykata e Lartë e ka sorollatur për një vit dhe ky është arsyeja e vendimit që ai mori për të protestuar kundër Gjykatës së Lartë, duke bërë gjestin e protestës me aktin e turpshëm te urinimit, para godinës dhe duke e hedhur videon në rrjetin social TikTok. Gjithashtu Xhivini ka bërë një akuzë të fortë ndaj autoriteteve në Shqipëri se kanë tentuar që ta helmojnë në Rinas.   

"Unë pësova një aksident në datën 20 shtator 2020, mu turrën qentë e rrugës. Pasi nuk kishte shumë drita, rash nga motori dhe pësova një aksident të rëndë. Banorët thërritën ambulancën dhe pas 5 minutash vjen policia që me kthen dhe më ndihmon. Policia në ato momente më kërkon patentën dhe në atë kohë më thanë që po vjen ambulanca. Për 2-3 ditë isha në spital me qepje nga të gjitha anët, më pas u transferova në Milano. Këtu isha në urgjencë deri sa hoqa penjtë. Pasi erdha në Berat, kërkova dokumentat. Në atë kohë takova Nallbatin, edhe pse më tha se do të japim dokumentat, nuk mi dhanë sepse une e fitoja gjyqin kundër Bashkisë Berat.

Më pas u ankova në SHÇBA, u dërgova një email, pasi në telefon nuk më përgjigjeshin. Në Rinas më ka ardhur emaili nga SHÇBA, por pa asnjë përgjigje. Drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku më tha se kisha marrë një gjobë për shpejtësi, unë nuk kisha asnjë ide për gjobën. Gjobën që mora e kisha me firmë të falsifikuar. Në Berat bëra kallëzim, por nuk më dhanë kopje. Prokuroria kishte mbyllur çështjen dhe në atë kohë kishin shkruar në dokumenta që unë nuk kisha dhënë asnjë emër dhe asnjë detaj për ngjarjen. 

Në gjykatën e Beratit kisha hapur një padi civile kundër Bashkisë për shkaktim dëmi. U bënë dy seanca, e para ishte pa praninë e Bashkisë Berat ndërsa e dyta ishte e pranishme dhe gjykata shpalli moskompetencë. Këtë vendim une e ankimova në Gjykatën e Lartë dhe më kanë sorollatur për një vit me vendime të ndërmjetme. Në atë kohë i kam shkruar Sokol Sadushit dhe më pas u vendos data e seancës gjyqsore. Kam ankimuar këtë te KLP dhe ILD dhe janë tallur. U detyra që të protestoja në Gjykatën e Lartë pas vendimit për mospranimin e kërkesës time. Kërkesën për protestën e kisha dërguar me email më përpara dhe më pas më kërkuan që të shkoja në drejtori ta firmos.

Në Gjykatën e Lartë para se të nisja protestën ka dalë Sokol Sadushi dhe unë kam bërtitur me megafon: Sokol Sadushi koka e krimit të organizuar. Rojet e Gjykatës së Lartë kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Në një tjetër protestë kam shkuar i pirë më dijeninë time në mënyrë që të mos më dënonin dhe të beja gjestin e ujit të hollë në Gjykatë. Videon e bëra vetë dhe e kam publikuar në TikTok. Teksa më lanë me arrest shtëpie dhe më pas me detyrim paraqitje, më kanë helmuar në Rinas. Tashmë nuk shkoj të paraqitem sepse po tentojnë që të më helmojnë," përfundon kandidati për drejtor Policie.

I pyetur nga Dosja.al, se përse e ka bërë aplikimin për Drejtor të Përgjithshëm Policie, Xhivini u shpreh se e ka dorëzuar online dhe me qëllim që të luftojë korrupsionin. Sipas tij, kjo ngjarje që i ndodhi atij të mos i ndodhë qytetarëve të tjerë në vend. 

"Aplikimin e bëra sipas standarteve që janë, i padënuar më parë, me letër motivimi, me çertifikatë sigurie me programin luftë korrupsionit dhe me përmirësimin e teknologjisë informatike. Qëllimi im ka qenë që të luftojë korrupsionin sepse unë vetë e kam pësuar këtë të kurriz. Aplikimin e kam bërë online dhe dokumentat i kam dërguar në email si dhe në website," tha Xhivini. 

hajrulla xhivini muhamet rrumbullaku gjykata e lartë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë