AKTUALITET

Tepelena injoron zgjedhjet/ Habit kryetarja e QV: Ishte një ditë e bukur!

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 19:40

Tepelena injoron zgjedhjet/ Habit kryetarja e QV: Ishte një ditë e

Procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës është mbyllur me një pjesëmarrje tejet të ulët, duke shënuar një nga shifrat më të dobëta të pjesëmarrjes në rang vendi. Vetëm 33.69% e qytetarëve me të drejtë vote iu drejtuan kutive, duke dëshmuar një apati masive ndaj procesit zgjedhor.

Pavarësisht qetësisë së përgjithshme, dita nuk kaloi pa tensione. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Gabriel Guma, denoncoi se kishte indicie për transport të organizuar të votuesve në mbështetje të kandidatit kundërshtar, duke deklaruar se po mblidhen prova për të ndjekur rrugën ligjore. Në kontrast të thellë me shifrat alarmante të pjesëmarrjes, kryetarja e qendrës së votimit me numër 4394 në Tepelenë e cilësoi ditën e zgjedhjeve si “të veçantë dhe të bukur”. Sipas saj, procesi u karakterizua nga një bashkëpunim dhe komunikim i shkëlqyer mes komisionerëve dhe nuk u shënua asnjë incident.

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj teksa ka raportuar nga QV ku ishte zhvendosur, pyeti edhe kryetaren e kësaj QV, e cila e konsideroi procesin e votimit si ‘të bukur’, në një ditë kur vetëm një e treta e qytetarëve votojnë. Në qendrën e saj votuan vetëm 318 nga 935 zgjedhës të regjistruar, një shifër që sipas saj i kalon 35%, ndryshe nga mesatarja zyrtare e gjithë bashkisë. Ky qëndrim tregon një shkëputje midis perceptimit të mbarëvajtjes teknike të procesit dhe realitetit të demokracisë së cunguar nga mospjesëmarrja.

Gazetari Fatjon Gjinaj: Edhe kodet përkatëse të cilat do të hapen vetëm pasi t'i shoqërojë policia në pallatin e kulturës Mustafa Matoiti në qendër të qytetit të Tepelenës. Procesi ka shkuar në 21 qendrat e votimit në rrethin e Tepelenës pa asnjë incident për t'u theksuar. Ndërkohë që nuk ka patur edhe denoncime të shpeshta sikurse janë bërë në zgjedhjet e kaluara, përveç një fakti që u transmetua rreth mesditës së sotme në njësi administrative të Tepelenës ku ishte vetë kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, i cili theksoi se kishte indicie për paraqitjen në qendrat e votimit të personave dhe subjekteve të paautorizuar që mundësonin transportin e qytetarëve dhe votuesve drejt kutive të votimit në mbështetje të kandidatit kundërshtar.

Gabriel Guma ishte ai që theksoi se po mblidhen materiale dhe prova për të provuar këto dyshime dhe denoncime dhe për të ndjekur më pas edhe rrugët ligjore. Në qendrën ku po raportojmë e cila mban numrin 43 94 është mbyllur me kodin përkatës kutia e votimit, janë duke u futur dokumentet e fundit në kutinë e materialit shoqërues të fletëve të votimit. Ndërkohë që sa i takon situatës do të marr shkurtimisht qëndrimin e kryetares së qendrës së votimit, për të na thënë se si ishte dita e sotme.

Gazetari Fatjon Gjinaj: Ndërkohë sa i takon situatës do të marr shkurtimisht qëndrimin e kryetares së qendrës së votimit, për të na thënë se si ishte dita e sotme. Pati problematika, incidente apo qoftë edhe me pajisjet e identifikimit biometrik të zgjedhësve?

Kryetarja e QV: Sot ishte një ditë e veçantë, një ditë e bukur, pasi kaluam shumë mirë. Kishim bashkëpunimin dhe një komunikim shumë të qartë dhe të pastër me të gjithë, me të gjithë komisionerët e kësaj qendre të votimit. Ishim, në listë ishin 935 zgjedhës dhe nga këta morën pjesë 318 votues. Gjatë procesit zgjedhor nuk patëm asnjë incident. Patëm shumë dhe vëzhgues që patën hyrë dhe panë se si ecte ecuria e zgjedhësve, e votimit dhe eci shumë bukur.

Gazetari Fatjon Gjinaj: E konsideroni për dy herë radhazi një ditë shumë të bukur dhe të veçantë sikurse duhet të jetë një ditë zgjedhjes. Por a është e bukur dhe e veçantë një ditë kur drejt kutive të votimit shkojnë vetëm 33% e zgjedhësve? Dhe si e konsideroni këtë mospjesëmarrje që është në shifra të ulëta?

Kryetarja e QV: Ne e quajmë të bukur sepse kaluam shumë mirë, me një qetësi, me një mirëkuptim dhe pa incident.

Gazetari Fatjon Gjinaj: Si e konsideroni pjesëmarrjen e ulët?

Kryetarja e QV: Mendoj se, mendoj se jo dhe shumë e ulët për ne si, ne si ne si qendër votimi jemi të kënaqshëm sepse ka emigrantë, ka migrantë, kështu që ne jemi mbi 35% në bazë të numrit të zgjedhësve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë