AKTUALITET

"Tërheqin blerës me të ardhura të larta!" Analiza: A po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

M.B. Përditësimi i fundit 18 Maj 2025, 08:18

"Tërheqin blerës me të ardhura të larta!" Analiza:

TIRANA- Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura të larta, ndërkohë që çmimet janë në rritje për shkak të kërkesës. Pavarësisht se investimet në vila po ndikojnë në përmirësimin e urbanistikës së periferisë, për ekspertët e tregut të pasurive të patundshme, çmimet e larta dhe mungesa e shërbimeve publike mbeten sfida kryesore. Tregu është gjithashtu i rrezikuar edhe nga mbioferta.

Oferta në tregun e vilave në periferinë e Tiranës vijon të zgjerohet sipas agjentëve imobiliarë, e nxitur nga kërkesa e familjeve me të ardhura të larta dhe investitorëve, përfshirë vendas e të huaj. Projektet me vila më tepër po zhvillohen në zona si: Farka, Lundra, Sauku, Petrela dhe Mulleti që ofrojnë qendra banimi për stil jetese luksoze, me ambiente të gjelbëruara dhe siguri të lartë. Stela Dhami nga “Colliers International Albania” pohon se shumica e projekteve që po ndërtohen përfshijnë një ndërthurje të projekteve të vilave individuale dhe atyre të bashkangjitura me vila të tjera.

“Oferta në treg mbetet e lartë, por shumë pak prej tyre po mendojnë për të ofruar edhe shërbime të tjera për komunitetin gjë që do të rriste edhe shitjet e tyre”, pohon ajo.

Përfaqësues të zyrave të shitjes dhe agjentë të tregut të pasurive të paluajtshme pohojnë se çmimet e vilave individuale me sipërfaqe nga 320 metra katrorë, përfshirë edhe oborret me sipërfaqe deri në 500 metra katrorë në këto projekte, nisin nga 750 mijë deri në 1,5 milionë euro.

Kërkesa për vila aktualisht sipas tyre është e lartë dhe e përqendruar kryesisht tek individë me të ardhura të larta dhe sipërmarrës. Sipas drejtuesve të zyrave të shitjes së projekteve kryesore rezidenciale, blerësit e vilave janë kryesisht familje të konsoliduara financiarisht, zakonisht çifte me fëmijë që kërkojnë siguri, hapësirë dhe një mjedis të shëndetshëm për rritjen e fëmijëve.

Zona si Lundra, Farka, Sauku, Mulleti dhe Petrela janë ndër më të preferuarat, pasi kombinojnë afërsinë me Tiranën dhe largimin nga zhurma dhe ndotja urbane. Mjekë, avokatë, menaxherë të lartë dhe biznesmenë janë gjithashtu pjesë aktive e tregut të vilave, sipas drejtoreshës së shitjeve të “Concord Invesment”, Ermira Brozi. “Për ta, një vilë përfaqëson jo vetëm një shtëpi, por edhe një mënyrë jetese më ekskluzive.

Ata janë në kërkim të pronave me arkitekturë moderne, standard të lartë ndërtimi dhe mundësi personalizimi. Shpesh, ata zgjedhin vila në rezidenca të rrethuara, që ofrojnë siguri, privatësi dhe shërbime të integruara si pishina, kopshte dhe ambiente për rekreacion”, pohon ajo.

Stela Dhami nga “Colliers International Albania” thotë se në Shqipëri ende mbetet e ulët përqindja e popullsisë që ka mundësi që të përballojë sidomos blerjen e vilave.

“Janë kryesisht blerës me të ardhura shumë të larta. Ata në fashën më të ulët janë punonjës edhe të institucioneve ndërkombëtare shqiptare”.

Qëllimi i blerjes, për banim rezidencial dhe investim

Një kategori e rëndësishme blerësish janë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Sipas Ermira Brozit, diaspora shqiptare, veçanërisht nga Italia, Gjermania, Zvicra, SHBA dhe Anglia, përbën një pjesë të konsiderueshme të investimeve në vila në Shqipëri. Interesi nga të huajt është gjithashtu në rritje, kryesisht nga Europa Perëndimore dhe vendet nordike.

“Ata e shohin Shqipërinë si një alternativë më të përballueshme për jetesë, me natyrë të virgjër dhe potencial të lartë investimi”, pohon zonja Brozi.

Ndërsa kategoria tjetër e blerësve përfshin investitorët që blejnë për qira ose rishitje.

“Kjo kategori përfshin si individë, ashtu edhe kompani që kërkojnë vila me potencial për rritje të vlerës në të ardhmen. Ata synojnë zona në zhvillim të shpejtë, ku ka kërkesë në rritje për qira luksoze. Shpesh, këto prona përdoren për ndërtimin e bujtinave turistike ose jepen me qira për klientë premium, si pjesë e strategjive të qëndrueshme të investimit”, nënvizon zonja Brozi.

Në nivelin e qiradhënies, përdoruesit kryesorë të vilave të mëdha mbeten të huajt të punësuar në biznese ose në institucione ndërkombëtare, sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”.

Rreziku i mbiofertës, një kujdes për të ardhmen

Stela Dhami nga “Colliers International Albania” paralajmëron se rreziku për mbingopje të tregut ekziston. “Projektet cilësore me zhvillues seriozë do ta kenë më të lehtë të mbijetojnë në një treg konkurrues.

Por për vilat e mëdha, ku numri i blerësve është më i kufizuar, vështirësitë do të jenë më të mëdha.”

Edhe përfaqësues të agjencive të tjera imobiliare shtuan se nëse oferta rritet përtej kapaciteteve reale të kërkesës, mund të ushtrohet presion mbi çmimet. Megjithatë, sipas tyre tregu premium mbetet më rezistent ndaj uljeve, për sa kohë fokusohet në cilësi, infrastrukturë dhe përvojë jetese.

Infrastruktura e zonave periferike

Pavarësisht zhvillimeve infrastrukturore që lehtësojnë aksesin në zonat rezidenciale në periferinë rurale të Tiranës dhe rritjes së gamës së shërbimeve të dobishme të ofruara nga privatët, për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, problem për këto zona mbetet aksesi i shërbimeve publike. Stela Dhami thotë se problematikë është aksesi në transportin publik, që ekziston, por nuk të çon direkt në rezidencë. Problem, sipas saj, është edhe mungesa e shërbimeve publike si shkolla e spitale, që do të rrisnin shitjet e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa qendrat tregtare dhe shërbimet bazë janë në zhvillim dhe ndihmojnë në tërheqjen e blerësve. Por, përfaqësuesit e zyrave të shitjeve të projekteve kryesore të rezidencave elitare theksojnë se investimet në periferi kanë transformuar situatën urbane të këtyre zonave. Ndërsa pozicionet strategjike të rezidencave, përfshirë dhe risitë dhe shërbimet e dobishme të ofruara brenda projekteve kanë ndikuar drejtpërdrejt te lehtësia e të jetuarit brenda tyre.

“Investimet në periferi të Tiranës kanë sjellë një transformim të rëndësishëm në infrastrukturën urbane, duke i bërë këto zona më të lidhura dhe më të përshtatshme për familjet. Projektet rezidenciale të reja, jo vetëm që ofrojnë mjedise moderne banimi, por gjithashtu integrojnë brenda tyre ose në afërsi, shërbimet kryesore të përditshme.

Edhe zonja Ermira Brozi thotë se gjatë viteve të fundit, zonat periferike të Tiranës kanë pësuar një transformim të rëndësishëm në infrastrukturën urbane, duke u bërë më të arritshme dhe më të përshtatshme për jetesë familjare.

“Investimet në rrugë dhe transport kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin në zonat periferike si Lundra, Farka, Sauku, Mulleti, Petrela dhe Baldushku. Autostrada Tiranë-Elbasan dhe zgjerimi i rrugës së Elbasanit e kanë bërë më të shpejtë lëvizjen drejt këtyre zonave./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë