AKTUALITET

“Tigrat e Vlorës”, kërcënim real për Ballukun – Gazetari zbulon komunikime kompromentuese

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 11:12
“Tigrat e Vlorës”, kërcënim real për Ballukun

Teksa SPAK ka vënë nën hetim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave, hetimet zbulojnë një skemë të dyshuar për paracaktimin e fituesve në tender me vlerë dhjetëra milionë euro, një praktikë që del në pah nga biseda të zbuluara në celularët e sekuestruar të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.I ftuar në emisioni 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, gazetari Enton Qyno dha detaje nga hetimit, ku ishte hetimi ndaj Berberit, ai që hapi kutinë e Pandorës, duke zbuluar komunikime kompromentuese mes tij dhe ministres Balluku.

Sipas Qynos, nga këto biseda, prokurorët e SPAK kanë gjetur prova që sugjerojnë se tenderët nuk ndiqnin rrugën ligjore, por paracaktoheshin në prapaskenë. Kjo ka çuar në hapjen e një hetimi paralel ndaj Ballukut, duke e ndarë çështjen në disa dosje të veçanta.

Në qendër të akuzave qëndron tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku përveç ndërtimit, nën hetim është vënë edhe tenderi për supervizimin e punimeve të tunelit.

Edhe këtu, bisedat e zbuluara mes Ballukut dhe Berberit, për gazetarin Qyno, tregojnë një ndërhyrje direkte për të favorizuar një kompani specifike, e lidhur me vetë Berberin, duke i dhënë kështu kontroll të plotë mbi certifikimin dhe cilësinë e punimeve.

Një tjetër dosje e nxehtë që po hetohet lidhet me dy anijet gjeneratorë, të njohura si “tigrat”, të ankoruara prej vitesh në gjirin e Vlorës, të cilat paguhen nga taksapaguesit pa prodhuar asnjë kilovat energji.

Qyno shprehet se hapi i radhës i SPAK, mund të jetë kërkesa për një masë sigurie ndaj ministres Balluku, e cila mund të variojë nga pezullimi nga detyra deri tek arresti shtëpiak, një praktikë e konsoliduar e Prokurorisë së Posaçme ndaj zyrtarëve të lartë nën hetim.

Në fakt është një dosje e cila ka marrë të fundit qysh në shtator të vitit 2024, kur SPAK filloi veprimet hetimore ndaj Evis Berberit, një zyrtari të lartë që drejtonte Agjencinë e Rrugore Shqiptare. Dhe në momentin kur BKH-ja apo edhe prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Evis Berberit dhe kanë filluar ekspertimin e tyre, kanë rrjedhur apo ekstraktuar biseda të cilat nuk kishin të bënin vetëm me objektin e hetimit që kishte SPAK pra me vetëm me tendrat e autoritetit rrugor shqiptar, por kishin të bënin edhe me biseda të tjera të cilat Evis Berberi ka kryer me funksionarë të lartë të Ministrisë së infrastrukturës dhe energjetikës dhe më konkretisht edhe me ministren që drejton këtë institucion. Bisedat nuk janë vetëm biseda private dhe biseda pune, por janë biseda që paracaktohen tenderat nga zonja Belinda Balluku.

Biseda korruptive apo biseda të cilat kanë karakterin e kryerjes së një vepre penale siç është shkelja e barazisë në tendra dhe ankandeve publike. Dhe që pa diskutim që në kushtet kur janë vënë në dijeni të këtyre bisedave dhe ku janë krahasuar këto biseda me kohën kur janë zhvilluar dhe procedurat e prokurimit të këtyre tenderave, pa diskutim që prokurorët kanë marrë një vendim për hapjen e një hetimi paralel për zonjën Balluku, por edhe për Evis Berberin. Pra, është fragmentizuar në tre dosje, një dosje që, në mos gaboj ka procedimin 241 fraksion 1 dhe pastaj ka vajtur në procedime të tjera.

Faktikisht çështja e Ballukut pastaj filloi që të ushqehet edhe me informacione të tjera për shkak edhe të një deklarate që ka bërë ish-zëvendës kryeministri ëh, në arrati, Arben Ahmetaj, i cili në një dalje publike tek Syri, ka deklaruar dhe ka dhënë indicje të forta për opinionin publik por edhe për SPAK-un, lidhur me një aferë korruptive siç ishte anulimi i tenderit ëh, për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe më pas rihapja sërish e këtij tenderi por me një vlerë akoma dhe më të madhe që shkonte diku tek 50 milionë euro, pra praktika e dytë tenderuese. Dhe më tej pastaj  ky denoncim është pasuruar edhe me një kallëzim tjetër të zotit Gazment Bardhi dhe ka çuar SPAK-un deri në konkluzionin që të gjitha veprimet hetimore, të gjitha krahasimet e provave materiale, por edhe duke u shtyrë edhe nga këqyrja e telefonave, të katër telefonave të Evis Berberit, por edhe bashkëshortes së tij, rezultoi që ministrja Balluku ishte e përfshirë në praktikën e paracaktimit të kompanive fituese në këto dy tendra, qoftë edhe tek pjesa e ndërtimit të tunelit, por qoftë edhe te pjesa e supervizimit të mbikëqyrjes së punimeve që po kryheshin pikërisht në këtë tunel. Ndërkohë që tashmë kam informacione që ka dhe tre procedime të tjera, të cilat lidhen me pastrim parash.

Ajo që dihet tashmë është afera e dy anijeve gjeneratorë që janë tek Tigrat e famshëm që janë të ankoruara prej disa vitesh në gjirin e Vlorës dhe çuditërisht bëjnë ndezje eksperimentale, por që në fakt nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike dhe me qëllim për ta furnizuar çdo ditë. Ndërkohë që ke dhe praktika të tjera hetimore të cilat kanë shtyrë SPAK-un që të hetojë në këto tre vepra penale që ju përmenda dhe që padyshim, dhe që kam bindjen që do të ketë një fragmentizim akoma më radikal të SPAK-ut në këtë drejtim.

Kur them radikal, mund të e kam parasysh faktin që mund të çojë SPAK-un deri në një kërkesë për caktim mase sigurimi ndaj zonjës Belinda Balluku dhe që padyshim do të sjellë automatikisht vënien e saj në një masë arresti, qoftë arrest shtëpie, qoftë edhe një masë pezullim nga detyra, qoftë edhe një masë bllokimi i daljes së saj jashtë shtetit. Pra, janë masa të cilat herë pas here SPAK-u i ka përdorur kryesisht në zyrtarët e lartë kur ka hetuar dhe që tashmë është praktika e konsoliduar edhe përmes vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe që padyshim mos u çudisni që në ditët në vazhdim të ketë edhe një indicie tjetër si kjo që unë po ua përmend./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë