AKTUALITET

Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 08:07

Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet

TIRANË- Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që tërheq emigracionin e brendshëm, por nga ana tjetër Kryeqyteti kryesoi qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2025.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në qarkun e Tiranës lindën 1750 foshnja në tremujorin e parë 2025 me rënie 18 % në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Tirana u rendit e dyta pas Kukësit për ritmin e lartë të rënies nga 12 qarqet e tjera. Nga ana tjetër popullsia e qarkut të Tiranës ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3 për qind.

Faktorët për rënien e lindjeve në Tiranë lidhen me kostot e larta të jetesës për çiftet e reja dhe çmimet e larta të kujdesit për fëmijët.

Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me shumë se 60% që nga viti 2018-ta sipas të dhënave zyrtare, ndërsa stoku i banesave sociale mbetet në vendnumëro. Qiraja dhe kredia zënë më shumë se 35 për qind të ardhurave mujore duke i shtyrë çiftet të kufizojnë lindjet. Për të rinjtë që duan të krijojnë familjet kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranës varion nga 300-80 euro në muaj, më shumë se dyfish nga viti 2019 ku qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj. Gjithashtu çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 100-1200 euro ndërsa në zonat brenda unazës së dytë më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandemisë.

Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptare që nuk duan të ikin nga vendi. Në vitin 2024 në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilët zunë 38 për qind të totalit të lindjeve në rang vendi, por teksa popullsia rritet, lindjet po bien ne pikiatë.

Arbana një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale po rrit 2 fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo. Në krahasim me vitin 2016 kur lindja fëmijën e parë kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat është rritur nga 1000 euro në 2600 euro aktualisht. Gjithashtu veshjet, ushqimet dhe ë gjitha infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi.

”Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshortin im të dy me paga mbi mesataren nuk arrijmë të kursejmë. Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për vetën tonë si më parë. Kemi limituar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pasi tarifat që nga çerdhet kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë. Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjane planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha ajo.

Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës, të cilat janë dyfishuar në 5 vite. Brenda një 5 vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%.

Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjet më të lartë me mbi 50% e kanë pësuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart. Me të njëjtat ritme janë rritur edhe çmimet e mallrave të tjera dhe shërbimeve për fëmijë. INSTAT raportoi pak ditë më parë se në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023./ Monitor

tirana jetesa ne tirane familje te reja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë