AKTUALITET

Trafikonin persona drejt SHBA dhe Kanadasë kundrejt shumave të majme, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për zgjatjen e masave të sigurisë ndaj grupit kriminal (EMRAT)

n.f Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 18:14
Trafikonin persona drejt SHBA dhe Kanadasë kundrejt shumave të majme,
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ditën e sotme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e masave të sigurisë ndaj grupit kriminal që trafikonte persona drejt SHBA dhe Kanadasë. Ky aktivititet i tyre bëhej kundrejt shumave të majme, që varionin nga 20 mijë deri ne 45 mijë dollarë.

GJKKO ka vendosur që personat nën hetim, Luc Melaj, Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, të vijojnë të jenë nën masat e sigurisë të përcaktuara më herët. Luc Melaj do të vijojë të jetë në “arrest në burg”, ndërsa ai të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

Ndërsa Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj, Bashkim Çokaj, do të vijojnë te jenë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu ndaluar të largohen nga banesat e tyre.

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
24.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin nr. 81, datë 25.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim Luc Melaj, Emanuel Melaj, Gëzim Camaj, Tonin Melaj, Bashkim Çokaj.”.


2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 88, datë 25.07.2024,
vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Luc Melaj, i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim
në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave
dhe i vizave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup
i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe
grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 298/1 – 28/4; 189/1 – 28/4,
333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në
bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Ushtrim i ndikimit të
paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni
245/1/1 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar
nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Emanuel Melaj, i dyshuar për kryerjen
e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim
e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në
shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë
21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar.

3. Urdhërohet personi nën hetim Emanuel Melaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.

4. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Gëzim Camaj, i dyshuar për kryerjen
e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim
e parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “Arrest në
shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar.

5. Urdhërohet personi nën hetim Gëzim Camaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.

6. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Tonin Melaj, i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të
masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i
K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

7. Urdhërohet personi nën hetim Tonin Melaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.

8. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Bashkim Çokaj, i dyshuar për kryerjen
e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të
masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i
K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 81, datë 21.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

9. Urdhërohet personi nën hetim Bashkim Çokaj që të mos largohet nga banesa e tij që
ndodhet në adresën: ****.

10. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Luc Melaj, të dërgohet
menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të
organit procedues.

11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për
ekzekutimin e këtij vendimi.

12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatës. Tiranë, më datë 25.07.2024. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

gjkko spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë