AKTUALITET

Trafikonin persona drejt SHBA dhe Kanadasë, SPAK: Qytetarët paguanin deri në 45 mijë dollarë, si funksiononte skema e grupit kriminal (EMRAT)

r.ll Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 10:03
Trafikonin persona drejt SHBA dhe Kanadasë, SPAK: Qytetarët paguanin
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacionin e organizuar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet amerikan, ku u godit një grup kriminal që trafikonte persona drejt SHBA-së dhe Kanadasë.  Ditën e djeshme u ekzekutuan masat e sigurisë për pesë anëtarët e grupit kriminal, ndërsa sot SPAK ka zbardhur skemën e funksionit të bandës trafikuese me në krye Luc Melajn. 

Sipas njoftimit të SPAK, veprimtaria kriminale e grupit dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA.

Melaj në bashkëpunim me dy punonjësit në pikën kufitare, Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj dhe me dy shtatasut Emanuel Melaj dhe Gezin Camaj përmes dokumenteve të falsifikuara ose mosregjistrimin në sistemin TIMS në pikën kufitare "Hani i Hotit" lejonin kalimin e këtyre personave në kufi. 

Qytetarët e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuara, numër telefoni dhe aparat celular. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 (njëzet mijë) USD deri në 45 000 (dyzetë e pesë mijë) USD.

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.135, të vitit 2023, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale e grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1 e 28/4, 189/1 e 28/4, si dhe 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 298/3, 245/1/1 dhe 248 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale, Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-ve me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët” si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Nga të dhënat e hetimeve të deritanishme ka rezultuar e provuar ekzistenca e një grupi kriminal, i cili ka organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për disa shtetas shqiptarë, përmes dokumentacionit të falsifikuar, me destinacion përfundimtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo veprimtari kriminale dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA.

Modus operandi i ndjekur nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale konsiston fillimisht në krijimin e kontaktit mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-ve dhe personit nën hetim L.M., i cili me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi, kryente, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj.

Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 (njëzet mijë) USD deri në 45 000 (dyzetë e pesë mijë) USD.

Gjithashtu, në kuadër të veprimeve dhe verifikimeve të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është konstatuar një aktivitet tjetër i paligjshëm i kryer në Pikat e Kalimit Kufitar të Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi, nga ana e punonjësve të policisë kufitare të PKK-ve Shqipëri-Mali i Zi.  Ky aktivitet i paligjshëm konsistonte në mos-regjistrimin në sistemet e PKK-ve të shtetasve shqiptarë, të cilët për shkaqe si: tejkalimi i afatit të qëndrimit në shtetet e BE-së; ndalimi i hyrjes në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit janë azilkërkues në vende të ndryshme etj, kërkonin të shmangin në mënyrë të paligjshme regjistrimin e kalimit në kufi.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj personave të dyshuar në kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 81, datë 21.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodi i Procedurës Penale për personin nën hetim L.M. dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodi i Procedurës Penale për personat nën hetim T.M, B.Ç, E.M dhe G.C.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i të gjitha masave të sigurimit personal dhe janë ushtruar kontrolle, ku janë sekuestruar sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, si: shuma prej afro 8 000 Euro, 600,000 (gjashtëqind mijë) lekë, 3 000 (tre mijë) USD, 240 (dyqind e dyzetë) dollarë kanadez, 17 aparate celulare, 3 automjete, usb, dokumente bankare dhe dokumente udhëtimi me interes për hetimin.

Falenderojmë për bashkëpunimin të gjitha institucionet dhe strukturat e përfshira në këtë hetim.

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë