Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
AKTUALITET
Trafiku "paralizues" dje në Tiranë, a dështoi shefi i ri i qarkullimit rrugor Roven Zeka?
PiranjatPërditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 12:29
TIRANA- Trafiku i rënduar gjatë ditës së djeshne ka bërë që thuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit të kishinn një mbingarkesë të madhe, duke çuar në disa raste në bllokimin e tyre për kohë të gjata. Moti i keq dhe lëvizjet e shtuara me rastin e festave të fundvitit duket se kanë ndikuar në rëndimin e trafikut, përveç problemeve ekzistuese si rrugë të ngushta, të amortizuara, mungesë e parkingjeve e të tjera.
Situata ka qenë më e rënduar gjatë orëve të mëngjesit dhe midis orës 13:00 dhe 15:00. Njëri krah i rrugës së Elbasanit, nga rrethrrotullimi i Saukut e deri te “Xhuxhat”, thuajse ishte bllokuar tërësisht. Kryqëzimi i spitalit 'Nënë Tereza' gjatë gjithë ka qenë tepër i rënduar, duke shkaktuar probleme edhe për rrugën e Xhamllikut dhe të “Dibrës” drejt Kinostudios.
Të rënduara nga trafiku ishin edhe disa akse të Unazës së Vogël, përgjatë bulevardit Bajram Curri deri te “Piramida”, Rruga e Kavajës, zona e Selitës dhe Paskuqanit si dhe hyrja e Tiranës nga autostrada e Durrësit.