Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Kjo është foto e familjes Malaj në Itali që humbi vajzën e mitur pasi babai tentoi të vriste bashkëshorten. Vajza e mitur, Jessica Malaj, shfaqet pranë 2 prindërve të saj që u përfshinë në një konflikt për shkaqe xhelozie dhe në tentativë për t’i ndarë, mbeti e vdekur.
Jessica Malaj, 16 vjeçe, mbeti e vdekur orët e para të mëngjesit të së dielës në Itali pasi u qëllua me thikë nga i ati Taulant Malaj, 45 vjeç. Burri me origjinë nga Selenica e Vlorës, i cili punonte si bukëpjekës në Torremaggiore, provincë e Foggias, dyshohet edhe autor i vrasjes së italianit Massimo De Santis, 51 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se Malaj dyshonte se gruaja e tij Tefta kishte lidhje intime me italianin De Santis. Raportohet se ai fillimisht tentoi të vriste bashkëshorten 39-vjeçare jashtë banesës së tyre, në hyrje të pallatit, por në atë moment ndërhyri vajza e tij e mitur, me përpjekjen për të ndarë prindërit, por mbeti vetë viktimë.
Babai e qëlloi të bijën për vdekje me thikën e kuzhinës. Pas aktit të rëndë, mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari vrau edhe italianin De Santis. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila po merr mjekim në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht ishin fqinjët që mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët u alarmuan pas britmave dhe njoftuan autoritetet dhe ambulancën.
E mitura 16-vjeçare u gjet e gjallë nga mjekët, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa 51-vjeçari italian ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar, Taulant Malaj, u arrestua nga policia teksa endej në afërsi të pallatit, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe xhelozie, por hetimet do të qartësojnë atë të plotë. Malaj mësohet të ketë thënë se ishte në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar kur kreu krimin. Policia sekuestroi armën e vrasjes, një thikë kuzhine, si provë materiale.
Dy autorë të dyshuar janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për dhunë ndaj një gazetari dhe bashkëshortes së ...
DURRËS- Një foshnje është gjetur ditën e sotme në Golem e braktisur. Mësohet se foshnja është dërguar në...
TIRANË- Arrestohen babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha si dhe shpallet në kërkim organizatori Florian Gjergji. Sipas njoftimit të Poli...
SHQIPËRI- KQZ ka urdhëruar fshirjen e çdo postimi apo ripostimi me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platfo...
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter ka tronditur Greqinë. Lëkundjet janë ndier pasditen e kësaj të...
Një 28-vjeçare me origjinë shqiptare u vra në Savona me një plumb në kokë. Mësohet se ajo është vrarë...
Policia ka arritur të zbardhë një skemë mashtrimi të tre personave që zhvatnin biznesmenët. Mësohet se Bedri dhe Albe...
Është lënë në burg 34-vjerçari Leke Vuksani, pas vrasjes së Petrit Vuksanit më 2 maj në lagjen ‘Skën...
Shqiptarë kryesojnë listën e shtetasve të cilët u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u lar...
Komisariati i Policisë në Pukë ka arritur të identifikojë autorin e të shtënave me armë pas mesnate në dalje t&eu...