AKTUALITET

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e peshkatarit që gjeti trupin e vogëlushes: Për një moment u shokova...

b.z Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 19:58

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e peshkatarit që

SHKODËR - Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj. Sot ata duhet të ishin në bankat e shkollës. Por në vend të librave, në vendin ku dy motrat uleshin në klasën e tyre në shkollën ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, shokët vendosën buqeta me lule. Një tragjedi si e Medeas në mitologji do rendte dikush të thoshte. Ndërsa dikush tjetër mes kujës do thoshte se kjo është tragjedia moderne që po kalon shoqëria shqiptare e futur në një krizë të thellë ekzistencialiteti, në 30 vitet e fundit. Por çfarë mund ta shtyjë një nënë të ndërmarrë një akt të tillë?

Është ky një filicid, një mëmëvrasje në kushtet e faktorëve të rënduar psikologjik, siç po përpiqen të rrëfejnë bashkëshorti dhe familja e tij, apo kemi të bëjmë me një hakmarrje të Almës ndaj bashkëshortit të saj Ergdysit, i cili jo vetëm thuhet se po e tradhtonte me një vajzë më të re në moshë, por edhe po përpiqej ta largonte në çdo formë nga banesa gruan dhe nënën me të cilën kishte tre fëmijë. Por edhe nëse ishte kështu, a kishte të drejtë Alma t’i merrte jetën tri fëmijëve, për të ndëshkuar bashkëshortin sipas saj të pabesë dhe t’i hidhte ata në mënyrë mizore nga ura e vjetër e lumit Buna. Sa e vështirë është për të kuptuar dhe për t’u futur në skutat e errëta të mendjes njerëzore në ato çaste, qoftë edhe për psikiatër më të sprovuar në të tilla ngjarje. Apo për të gjetur një literaturë të ngjashme krimi si kjo që ndërmori Alma me fëmijët e saj.

Një histori e cila është e vështirë për t’i gjetur një pikënisje dhe një epilog, pavarësisht fundit fatal. Pas nxjerrjes nga ujërat e lumit të nënës, sot kemi katër trupa të pajetë. Një ngjarje e kobshme ku të gjithë ngrenë gishtin e akuzës ndaj njëri-tjetrit dhe po kështu të gjithë shfajësohen. Por çfarë ndodhi fillimisht me Almën dhe tri fëmijët e saj? Cili ishte kafja e fundit që ajo konsumoi dhe pse pikërisht me gruan e vëllait të bashkëshortit të saj. me të cilën ndante të njëjtën banesë? Sipas njoftimit paraprak të Policisë Shkodër i pari që kallëzoi humbjen e bashkëshortes Alma Arrazi dhe tri fëmijëve të tij, dy vajzave respektivisht 9 dhe 8 vjeç dhe djalit 4 vjeçar, ishte Ergdys Arrazi. Në orën 17.30 të datës 3 maj u paraqit në këtë komisariat për të deklaruar se që nga mbrëmja e datës 2 maj kishte humbur kontaktet me gruan dhe fëmijët dhe se bashkëshortja e tij nuk i përgjigjej thirrjeve dhe se po kështu telefoni i saj i rezultonte i fikur. Por vetëm një ditë nga ky kallëzim, zbulimi i parë tronditës i një trupi fëmije në brigjet e lumit Buna, do të ishte paralajmërimi i kobshëm se ndërkohë një tragjedi e tmerrshme ishte konsumuar. Dhe se nëna me fëmijët nuk ishin larguar thjesht nga banesa, por mund të ishin vetëmbytur, zbulimi i cili u bë fillimisht nga një prej peshkatarëve që frekuentojnë shpesh lumin. Mbrëmjen e datës 4 maj, ndërsa ishte pranë brigjeve të Bunës në fshatin Daragjat, konstatoi nga varka ku ndodhej një objekt të pazakontë të ngërthyer në barishtet në krah të lumit. Objekt që në fillim në dritën e celularit iu duk një kukull e stërmadhe, por që me kalimin e minutave ajo që ai nuk do të dëshironte, ishte një e vërtetë e hidhur. Pasi trupi i mbetur në anë të lumit, nuk ishte i një kukulle, por i një fëmije. Që pas ekzaminimit dhe konfirmimit nga familjarët u mësua se i përkiste vajzës së madhe 9 vjeçare të çiftit Ergdys dhe Alma Arrazi.

“Unë kam qenë duke gjuajtur peshk. Ishte terr edhe më bëri me dyshuar. Mos ishte kukull apo njeri?! Për momentin u shokova. Pasi erdhën policët e morën përpjetë, atëherë u përcaktua se ishte njeri”, thotë peshkatari. Gjetja e trupit të parë të zhdukur, atij të vajzës 9 vjeçare, do të çonte policinë edhe në ndalimin e Ergdys Arrazit, babait të saj dhe bashkëshortit të Alma Arrazit, i cili u ndalua në akuzën për ‘dhunë në familje’ dhe ‘shkaktim të vetëvrasjes’. Arrestimi erdhi edhe pas akuzave të familjes së Almës, konkretisht të motrës së saj, se Ergdysi e keqtrajtonte në mënyrë barbare bashkëshorten e tij dhe se ky mund të ketë qenë shkaku që Alma ndërmori veprimin fatal për t’u vetëflijuar bashkë me fëmijët./Marrë nga BW

alma ajazi tragjedi shkoder hetime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë