Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Transfertat kombëtare në euro shënuan rritje për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar në sistemin kombëtar të pagesave në Euro, AIPS Euro, u kryen 325 mijë transferta në monedhën europiane. Transfertat në euro janë rritur me 30.5% krahasuar me vitin 2023.
Në vlerë, transfertat për vitin e kaluar arritën në pothuajse 5.22 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 26.2%. Megjithëse transfertat ndërbankare në lekë ngelen ende dominuese (veçanërisht pagesat në vlerë të vogël), ritmi i rritjes së tyre ishte më i ulët vitin e kaluar.
Kështu, numri i veprimeve në sistemin e klerimit të pagesave me vlerë të vogël në lekë (AECH) vitin e kaluar u rrit me 12% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i transaksioneve në sistemin e pagesave me vlerë të madhe në lekë (AIPS) u rrit me 10.5% krahasuar me vitin 2023. Në vlerë, volumi i transaksioneve në sistemin AECH u rrit me 11.9%, ndërsa në sistemin AIPS në lekë vlera e transaksioneve u rrit me 3.8%.
Sistemi AECH proceson pagesat ndërbankare deri në vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa sistemi AIPS Lekë proceson pagesat e mëdha, me vlerë mbi 1.5 milionë lekë. Rritja e shpejtë e numrit dhe volumit të transfertave në euro duket të jetë një efekt i rritjes së prurjeve valutore në ekonomi dhe veçanërsisht shtim në numrin e transaksioneve të lidhura me turizmin. Ky është gjithashtu tregues i një euroizimi të lartë të pagesave në ekonominë shqiptare.
Sistemi i pagesave AIPS Euro filloi funksionimin në janar të vitit 2022, me qëllimin uljen e kostove të transfertave bankare në monedhën europiane. Para ngritjes së këtij sistemi, transfertat kombëtare në euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë.
Sistemi AIPS Euro solli një ulje të ndjeshme të komisioneve dhe një rritje të përdorimit të kanaleve bankare për transfertat kombëtare në euro. Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk mund të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma, ndërsa nuk aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
Në fund të vitit të kaluar, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Me anëtarësimin e institucioneve shqiptare të pagesave, edhe komisionet e transfertave ndërkombëtare në monedhën europiane do të pësojnë një ulje drastike./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 81-vjeçarit, Xhelal Meta i cili u gjet i pajet&...
KOSOVË- Janë bërë 26 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Re&ccedi...
KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se kanë përfunduar h...
Foto ilustruese TIRANË- Një 81-vjeçar është gjetur i pajetë dy ditë më parë në oborrin e banesës s...
Foto ilustruese TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata...
laert haxhiu TIRANË- Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga Apeli i GJKKO-së për masakrën e Lushnjes, ka bër&e...
vjedhja DURRËS- Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ard...
Foto ilustruese DIBËR- Pas disa ditësh në të gjithë Qarkun e Dibrës ka rinisur mësimi rregullisht në shkolla. M&eum...
gjykata e lezhes LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Adminitrative Ungrej, Gëzim ...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tir...