Megjithëse në distancë mbi 1 mijë e 700 kilometra, tensionet në Lindjen e Mesme po i përcjellin dita-ditës efektet në Shqipëri. Me naftën dhe benzinën që kanë kapur nivelin e gati 200 lekëve, transporti publik dhe shërbimi i taksive kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë.
“Çmimet e larta të karburanteve po e komplikojnë funksionimin e plotë të transportit urban dhe interurban. Kompanitë tona përballen me kosto që nuk ishin parashikuar dhe kjo mund të ndikojë në rregullsinë e linjave, frekuencën e shërbimeve dhe sigurinë e pasagjerëve. Pa një masë mbështetëse nga qeveria, është e vështirë të ruhet cilësia e shërbimit, ndërkohë që presioni mbi operatorët rritet çdo ditë”, tha Dashnor Memaj, Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban.
“Për taksistët, çdo rritje e çmimeve të naftës ose gazit përkthehet në shpenzime më të larta që duhet t’i mbulojmë vetë. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt tek qytetarët, pasi tarifa do të rritet për të kompensuar kostot shtesë. Është thelbësore që qeveria të ofrojë masa mbrojtëse për ne, në mënyrë që të mos ngarkohet më tej xhepi i qytetarëve dhe të mos cenohet shërbimi që ofrojmë çdo ditë”, tha Bilbil Cara, Sindikata e Taksistëve.
Rritja e çmimit të naftës, benzinës apo gazit sjell do të thotë më shumë kosto për operatorët, shpenzime që këta të fundit do t’i transferojnë te qytetarët. “Ne kemi nevojë për mekanizma që lehtësojnë barrën financiare dhe që nuk lejojnë ndalimin e linjave apo reduktimin e shërbimeve gjatë orarit të ngarkuar. Pa mbështetje, kompanitë do të detyrohen të marrin masa të forta që mund të ndikojnë në qytetarët që përdorin transportin publik si mënyrën kryesore të lëvizjes, veçanërisht ata që nuk kanë alternativa të tjera”, tha Memaj.
“Historikisht, qeveria ka intervenuar me paketa rimbursimi për të kompensuar pjesërisht rritjen e çmimeve të karburanteve. Përvoja e viteve të shkuara tregon se këto masa ndihmojnë operatorët dhe qytetarët njëkohësisht, duke ruajtur stabilitetin e tarifave dhe funksionimin normal të sektorit. Pa një plan të tillë, situata mund të përkeqësohet shpejt, duke rritur pasigurinë për operatorët dhe duke e bërë më të vështirë jetën e qytetarëve”, tha Cara.
Në vitin 2022, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi, qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo masë nisi të zbatohet nga 1 Nëntori 2022. Kjo ishte paketa e dytë antikrizë që u zbatua në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj të atij viti.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Mars16:24
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë! Në pranga dy vajza dhe një djalë
Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është rrahur nga tre të rinj në Tiranë. Sipas s...
AKTUALITET
12 Mars16:16
EMRI/ Mashtroi në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak Lushnje
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjes, Armelin Meta.&nbs...
AKTUALITET
12 Mars16:12
Qytetari shqiptar në Kuvajt denoncon skandalin: Ambasada shqiptare është mbyllur pa paralajmërim, ambasadori ia ka mbathur!
Një qytetar shqiptar që jeton dhe punon në Kuvajt, shtet i pavarur që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, në...
AKTUALITET
12 Mars16:00
Ministria e Brendshme publikon emrat e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë/ Në garë dhe dy zonja
Kandidatët, sipas rendit alfabetik, janë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan...
AKTUALITET
12 Mars15:53
Përplasi aksidentalisht për vdekje 43-vjeçarin në guroren e Dajtit, arrestohet fadromisti!
Aksidenti me pasojë vdekje në një gurore në zonën e Dajtit, ka çuar pas hekurave një 56-vjeçar të dyshuar.
P...
AKTUALITET
12 Mars14:57
Gjuetia me dinamit dëmton bregdetin e Vlorës, specialistët: Shpërthimi shkatërron habitatin
Në bregdetin e Vlorës gjuetia me dinamit mbetet një problem. Sipas specialisteve kjo mënyrë dëmton faunën dhe largon peshku...
AKTUALITET
12 Mars14:48
Skandal në Tufinë, varrezat mbushen plot me mbeturina
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen shqetësuese në varrezat e Tufinës, ku mbeturinat janë bër&eum...
AKTUALITET
12 Mars14:33
Kuadri ligjor për gratë në ekonomi: Shqipëria mbetet pas rajonit, çalon te zbatimi
Shqipëria ka ndërtuar një kuadër ligjor relativisht të fortë për të drejtat ekonomike të grave. Megjithatë, ...
AKTUALITET
12 Mars14:21
I dënuar me burg, arrestohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari, kishte disa emra
Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dh...