Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvaje apo trena urbanë.
Pra ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusët vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecësh më këmbë.
Anketa e Komisionit Europian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Europiane u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë.
Transporti publik luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet. Ndërsa disa kryeqytete shkëlqejnë, të tjera mbeten pas, duke treguar një ndarje të theksuar në mënyrën se si transporti publik u shërben banorëve në gjithë Europën, shkruan MSN.
Sipas anketës, vetëm 29% e qytetarëve në Romë janë të kënaqur me transportin publik. Sistemi i metrosë së Romës është i kufizuar për një kryeqytet, me vetëm tre linja. Ndërsa transporti tokësor (makina, autobusë, trena) shpesh vonohet për shkak të trafikut dhe grevave, duke ndikuar në këtë nivel të ulët kënaqësie.
Roma ka disa lloje transporti publik, përfshirë metronë, autobusët, tramvajin dhe trenat urbanë/rajonalë. Këto së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit dhe përdoren për lëvizje të përditshme nga banorët dhe turistët.
Edhe në kryeqytetin shqiptar, vetëm 29% je qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.
“Tirana nuk ka shërbim metroje apo tramvaji dhe sistemi ekzistues i autobusëve është shpesh i mbipopulluar dhe i vështirë për t’u orientuar. Zhvillimi i infrastrukturës është shumë i nevojshëm”.
Sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk është shenjë e një transporti publik të zhvilluar, por mungesë e alternativave të tjera të transportit publik. Kur vjen puna te rinovimi i flotës, Shqipëria mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian, duke e bërë modernizimin e autobusëve një nevojë të domosdoshme.
Sipas Eurostat nga 8 886 autobusë urbanë, autobusë ndërqytetas dhe elektrikë gjithsej në vitin 2024, vetëm 432 janë mjete të reja, që përfaqësojnë rreth 4.9% të flotës, nën mesataren e BE-së prej 5.1%.
Për të përmbyllur top 5 kryeqytetet me transportin më të keq në Europë, pas Tiranës, renditet Podgorica, Beogradi dhe Nikozia.
Në Podgoricë vetëm 37% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.
Kryeqyteti i Malit të Zi nuk ka sistem hekurudhor urban dhe vetëm një rrjet të vogël e jo të rregullt autobusësh. Edhe pse shërbehet nga trenat ndërqytetës, përdorimi i transportit publik lokal është minimal, pasi shumica e banorëve zgjedhin të ecin në këmbë ose të përdorin makinën.
Në kryeqytetin serb, në Beograd dhe në Nikozia, kryeqytetin e Qipros kënaqësia arrin ë nivelin 44%.
“Beogradi ka një sistem të gjerë autobusësh dhe tramvaji, por ai është i vjetruar dhe qyteti nuk ka metro. Metroja e planifikuar prej kohësh është ende në fazat e hershme të ndërtimit”.
“Nikozia nuk ka sistem tramvaji apo metroje dhe mbështetet plotësisht te autobusët. Shërbimi është i kufizuar dhe pronësia e lartë e makinave ndikon në nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë”.
Qytetarët e cilit kryeqytet në Europë janë më të kënaqur me transportin publik?
Transporti publik i Vjenës njihet për përpikërinë, pastërtinë dhe integrimin e mirë. U-Bahn (metroja), tramvajet dhe autobusët janë të përballueshëm dhe të lidhur mirë me njëri-tjetrin, duke e bërë të lehtë lëvizjen në mënyrë efikase në kryeqytetin austriak./ Monitor
Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen ...
Feja dhe besimet në Shqipëri, u paraqitën si shqetësim për regjimin komunist që në vitet e para të pasluftës. Bes...
Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësi...
Pra në përfundim me shkeljet e konstatuara Piro Vengu do duhej ta kishte anuluar procedurën por kjo nuk ka ndodhur. Ai jo vetëm e ka shpallu...
Mirëmbrëma! Besoj se kjo intro ishte e mjaftueshme për të kuptuar se personazhi tek i cili do të ndalemi në emisionin e sotëm...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Emri Vata ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së djeshme të Partisë Demokratike, duk...
Aktualisht, panorama e pushtetit vendor në vend paraqitet e trazuar nga një numër i lartë hetimesh dhe akuzash. Deri më tani, 16 kryeba...
Për shkak të erës së fortë, një rimorkio është shkëputur nga kamioni dhe ka bllokuar rrugën në Korç...
Hetimi për vdekjen e Massimo Ferro-s, biznesmeni 54-vjeçar italian nga Camposampiero i cili vdiq pak javë më parë në Tiranë...
Operacion antidrogë në Elbasan u realizua nga policia e Elbasanit duke sekuestruar 45 kg kanabis si dhe armë zjarri. Paraprakisht thuhet se tre ...