AKTUALITET

"Tranzicioni konfliktual i ka rrënjët në të kaluarën"/ Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit!

b.z Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2025, 19:23
"Tranzicioni konfliktual i ka rrënjët në të
Foto ilustruese

TIRANË - Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur organizoi sot në Universitetin e Shkodrës një takim mbi nevojen e angazhimit publik për t’u ballafaquar me krimet e periudhës së komunizmit në Shqipëri. Studiuesit veçuan faktin se tranzicioni i gjatë, niveli i korrupsionit dhe dështimi i shtetit për të përmbushur nevojat e qytetareve po ringjallin nostalgjinë për të kaluarën.

Studiuesit që morën fjalën në takimin e organizuar sot në Universitetin e Shkodrës nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur theksuan faktin se, e kaluara e periudhës së komunizmit vazhdon të jetë një nga çështjet më të debatuara midis të majtes dhe të djathtës në Shqipëri.

Rektori Universitetit të Shkodrës, profesor Tonin Gjuraj, tha se shoqëria shqiptare ka nevojë të përballet me të kaluarën, të dënojë krimet e komunizmit dhe se tranzicioni i gjatë dhe konfliktual i ka rrënjët në qendrimin ndaj të kaluarës.

“Në një masë të konsiderueshme qëndrimet dhe sjelljet që ne kemi sot për tranzicionin demokratik dhe për demokracinë në tërësi i kanë rrënjët tek e kaluara jonë. Dhe, nëse ne nuk kemi guximin publik të përballemi me krimet e komunizmit dhe me të kaluarën, ne do të detyrohemi pastaj të socializohemi me një kulturë që e harron të kaluarën”.

Për profesor Albert Rakipin, i cili drejton Institutin Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, mungesa e vullnetit politik, nga partitë që qeverisën vendin pas pariudhës së komunizmit, ka penguar ballafaqimin e plotë me të kaluaren komuniste. Ndaj, shtoi ai, kultura e totalitarizmit, që u kultivua për më shumë se 40 vjet gjatë komunizmit, vazhdon edhe sot në forma të ndryshme.

“Kemi një konflikt politik në Shqipëri që nga 90-ta e deri tani, i cili vetëm zgjerohet, i cili në fakt minon ndërtimin e një shteti dhe shoqërie demokratike. Pra, është e domosdoshme që të ndahemi me kulturën totalitare. Për fat të keq, konstatojmë nga të gjitha krahët se, të rinjtë që merren me politikë vazhdojnë me ndasitë, gjendjen e konfliktit dhe asgjësimit të kundërshtarit”.

Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë si dhe mungesa e dënimit të krimeve të komunizmit, sipas profesor Rakipit, po nxisin ringjalljen e nostalgjive për periudhën e komunizmit në Shqipëri.

“Kemi bërë studime të ndryshme, që lidhen me perceptimin që kanë qytetarët për arsimin sot, për shëndetësinë, shërbimet bazë, të cilat një shtet supozohet t’u sigurojë qytetarëve. Dhe, qytetarët të lodhur nga kjo amulli, nga nivelet e korrupsionit dhe nga dështimi i shtetit për të siguruar gjërat themelore që një shtet siguron për qytetarët, atëherë kujtojnë me nostalgji kohën e komunizmit ”.

Pjesëmarrësit në takimin e organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur theksuan nevojen e një ballafaqimi të plotë të shoqërisë shqiptare me të kaluarën, reflektimin ndaj saj, si dhe një përpjekje më të madhe për t’a dokumentuar dhe trajtuar atë në studime, shkolla, dhe në kulturë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë