AKTUALITET

Verdho: Në vitin 2025 do mbarojë hekurudha/ Treni na iku përsëri, shtyrje punimesh dhe afate të shkelura

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 13:09

Verdho: Në vitin 2025 do mbarojë hekurudha/ Treni na iku

Treni i shumëpremtuar Tiranë-Durrës duket ende një ëndërr e madhe, teksa punimet vetëm shtyhen vit pas viti dhe askush nuk jep asnjë përgjigje pse nuk janë zbatuar kontratat.

Kryeministri nga ana tjetër ju premton studentëve që të shohin si variant për të jetuar qytetin e Durrësit, por se kur do të jetë i mundur treni Tiranë-Durrës askush nuk e di. 

Në kohën e komunizmit shqipëria arriti të kishte akses në hekurudha dhe trena ndërsa teksa sot që flasim modernizimi është shumë fish më i lartë dhe treni duket ende shumë larg.

Vetë ish-drejtori i hekurudhës Ergys Verdho deklaratone se punimet do të mbaronin brenda vitit 2025, por sot jemi në shkurtin e vitit 2026 dhe asgjë nuk ka mbaruar.

VIDEO

Ergys Verdho: 2025 do datojë përfundimin e këtij projekti kaq të nevojshëm për infrastrukturën hekurudhore. 

Por ndërkohë që afatet vetëm shtyhen askush nuk penalizohet për moszbatimin e asaj që është firmosur në letra.

Piranjat News po ashtu kanë vëzhguar dhe shpalljen e tenderit ndërkombëtar të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e linjës hekurudhore deri në aeroportin “Nënë Tereza” u bë në 11 qershor 2019, në faqen online të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Verdho: Në vitin 2025 do mbarojë hekurudha/ Treni na iku


Në fazën finale të tenderit, do të merrnin pjesë tre kompani “STS-KALPATARU (KPTL) J.V”, “SINOHYDRO- EEB J.V.A” dhe kompania italiane “INC S.P.A”.

Tenderi do të fitohej nga kjo e fundit me ofertën pasi paraqiti ofertën më të ulët prej 69.6 milionë eurosh, teksa dy kompanitë e tjera u skualifikuan pasi kishin oferta të njëjtë me njëra-tjetrën në vlerë 92.2 milionë euro.

Por gara ndërkombëtare, për këtë kontratë publike dhe monitorimi i investimeve nga BERZH, Bashkimi Europian dhe nga qeveria shqiptare, nuk dhanë dot garancinë se ky projekt publik do të realizohej dhe inagurohej brenda verës së vitit 2023.

Gjithashtu me kërkesë të autoriteteve shqiptare, përfituan pa garë një vlerë të konsiderueshme monetare, me justifikimin se ishin rritur çmimet dhe kostoja e punës, shumë që qeveria e siguroi sërish përmes një huaje nga BERZH-i.

Sipas të dhënave nga BERZH-i, ky projekt parashikon rehabilitimin e 34.7 km të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e 5.4 km deri në aeroportin e Rinasit. Ai është pjesë e rrugës së dytë të rrjetit kryesor të Ballkanit Perëndimor, që lidh qytetet e Podgoricës në Mal të Zi dhe të Vlorës në Shqipëri.

Sipas BERZH-it, projekti do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe do të kontribuojë në integrimin e vendit, duke fuqizuar lidhjen e qyteteve më të rëndësishme me Portin e Durrësit dhe aeroportin “Nënë Tereza”.

Në njoftim, BERZH shkruan se i ka dhënë hua qeverisë shqiptare në vlerën 77.5 milionë euro për realizimin e këtij projekti me kosto totale 140.8 milionë euro.

Sipas “INA MEDIA”, për tejkalimin e afateve në përfundimin e punimeve të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës nuk raportohen penalizime për askënd, ndërkohë që shoqëria italiane INC S.P.A. ka përfituar fonde shtesë pa garë, me argumentin se janë rritur çmimet dhe kostot e punës./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë