AKTUALITET

Tritan Kalo: Nuk kam asnjë ambicie politike, kontributin tim e kam dhënë në mjekësi

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 13:10

Tritan Kalo: Nuk kam asnjë ambicie politike, kontributin tim e kam

Me anë të një postimi në rrjete sociale pas komenteve të shumta nga publiku, Kalo shkruan se Lapaj ka shprehur një dëshirë pa u konsultuar më parë me të dhe se nuk e pranon këtë propozim.

Kalo thekson se nuk ka asnjë ambicie politike pasi kontributin e tij e ka dhënë në mjekësi.

“Flini të qetë ju mendjeçarturit militantë dhe patronazhistë, të majtë apo të djathtë qofshi…”– shkruan ai drejtuar komenteve negative që kanë vërshuar në adresë të tij së fundmi.

Reagimi i plotë:

U bënë 48 orë që komentues mendjeçartur, në shumicën e tyre patronazhistë ose militantë të thekur, ndonjë anal-ist, plot parazitë kafenesh apo të porsazbritur në qytete apo në rrethinat e tij në tokat tona të zëna prej tyre, nuk kanë lënë fëlliqsirë pa nxjerrë nga goja e mendja e tyre e shpërfytyruar moralisht, thjesht e vetëm sepse:

Protestuesi genetik Adriatik Lapaj më paska përmendur mua dhe Prof. Përparim Kabon si kandidatë për Kryeministër të një Qeverie teknike tranzitore 12-mujore, për organizimin e zgjedhjeve të drejta e të ndershme në Shqipërinë e këndej Drinit.

Adriatiku ka shprehur një dëshirë të tijën pa u konsultuar së pari paraprakisht me mua. Prof. Kabo është në të drejtën e tij të shprehet, por që unë e mirëkuptoj, sepse ai ka dashur të hedhë dritë mbi faktin se mjedisi ynë shoqëror ka ende plot bij e bija të pandotur nga LLUMI KLEPTO-KORRUPTIV i këtyre 34 viteve DEMON-KRACI…

Aq larg shkojnë këto mendje të errësuara sa më kanë bërë edhe vrasës (?!?!), e ndokush tjetër ka bërë thirrje edhe për të më varur në litar.

Unë, MANTELBARDHI Dr. Tritan Kalo, e kam treguar me vepra dhe jo me lloqe kafenesh se kam qenë në sheshe kurdoherë kur është cenuar Demokracia pas Shpalljes së Pluralizmit politik më 15.12.1990…

U jam gjendur kujtdo që është lënduar në këto protesta, sepse MISIONARI mjek nuk bën dallime të përkatësive partiake, për të ndihmuar këdo që ka nevojë për asistencë mjekësore…

Ka ende gjallë ish-funksionarë shteti ose funksionarë aktualë të tij, ish-drejtues politikë të PS-së dhe jo vetëm të saj, të cilët mund të pohojnë ato çka unë shkruaj më lart, përpos Azem Hajdarit të PD-së, meqë ai është bërë me kohë për rahmet…

Më 31.03.1991 kam udhëtuar direkt nga Parisi në Tiranë për të votuar ndryshimet demokratike në mëmëdheun tim.

Më 28.06.2009 nuk kam nguruar të fluturoj nga Kanadaja për të hedhur votën në Shqipërinë e këndej Drinit, sepse në Demokraci vetëm vota e mendjeve të lira mund të sjellë ndryshime socio-politike.

Më 11.05.2025 po ashtu kam ardhur nga Victoria, BC, Canada, direkt në Tiranë për të dhënë kontributin tim, sado modest, në ndryshimet demokratike shqiptare.

Në 1993 familjarisht jam rikthyer në Tiranë nga Parisi, edhe pse kisha një pozicion të përftuar me konkurs në Asistencën Publike, të cilin kurrë nuk ma ofruan në QSUT, dhe

Në 2009 jam rikthyer nga Kanadaja për të dhënë më të mirën time të mundshme për bashkëkombasit e mi, që i besuan mendjes dhe dijenive të mia, modestisht jo të pakta mjekësore.

KURDOHERË në ATË-DHE unë kurrë nuk jam sjellë si KONFORMIST për të përftuar poste shtetërore apo akademike; përkundrazi, duke qenë VETËVETJA, më janë krijuar pengesa pas pengesash vetëm e vetëm që të mos marr atë çka unë kam merituar me profesionalizmin, punën dhe përkushtimin tim ndaj kujtdo që më është adresuar për asistencë në ndihmë të problemeve të tij shëndetësore…

JAM SHUMË-SHUMË KRENAR për qindra jetë të shpëtuara, si dhe për mijëra e mijëra jetë të lehtësuara nga hallet e problematikat e tyre mjekësore…

Në 42 vite pune, prej 2.07.1981, kur ngjita për herë të parë shkallët e Spitalit Nr. 4 Infektiv si mjek stazhier, dhe deri më 18.07.2023, ditën e daljes sime në pension, jam përpjekur për çdo dekikë të jetës sime për ta ruajtur nga çdo ndotje morale e financiare MANTELBARDHËSINË time…

“DASHAMIRËSIA mediokratokratike” e drejtuesve në Shërbim, në Fakultet dhe në Universitet nuk më rimundësoi DIJEDHËNIEN në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë pas kthimit nga Kanadaja, deri në daljen time në pension dhe rikthimin në Kanada…

Pavarësisht kësaj çka përmenda më lart, unë kurdoherë DIJET e mia teorike, si dhe NJOHURITË e mëdha praktike, i kam vënë në dispozicion të studentëve, të mjekëve stazhierë apo të kolegëve jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë…

Për dijeninë e kujtdo që ende bart dritë në sytë dhe në mendjen e tij, unë isha i vetmi mjek në atë Shërbim me “Medalje të Artë”, me diploma universitare franceze në lëmitë e Sëmundjeve Infektive e Tropikale, si dhe të Reanimacionit Mjekësor, krahas diplomës shqiptare të specializimit në Sëmundjet Infektive dhe Epidemiologji, që e nisa dhe e mbarova karrierën time mjekësore thjesht si MJEK, pa asnjë “ofiq” si akademik apo funksional shtetëror, thjesht e vetëm sepse KURRË nuk iu bëra urë askujt përveç profesionalizmit tim dhe Betimit të Hipokratit, duke qenë kurdoherë VETËVETJA…

KENI PLOT DJEM E VAJZA të mirëshkolluar, të mirëedukuar, të plotëmoralshëm dhe aspak të tunduar nga klepto-korrupsioni i qeverisjes 34-vjeçare DEMON-KRATIKE, si brenda edhe jashtë Shqipërisë së këndej Drinit, të cilët me dijesinë dhe vullnetin e tyre mund të përballojnë mjaft mirë sfidat e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të vendit…

Realizimi sa më shpejt të jetë e mundshme i:

1- Zëvendësimit të partitokracisë/kryetarokracisë me rrëshqitje drejt autokracisë, në zbatim të Marrëveshjes PD–PS të 21.04.2008, me MERITOKRACINË dhe DEMOKRACINË e brendshme në këto dy forca politike, si dhe

2- MUNDËSIMI i vjeljes së kontributeve të individëve dhe lëvizjeve të reja politike, duke e ndryshuar thelbësisht sistemin zgjedhor të përfaqësimit të vullnetit të DEMOSIT/POPULLIT në Parlamentin e sotëm të shndërruar ndërkohë në një “PARLA-PA-MENT”,

këto veprime me shumë siguri, përmes ndryshimeve të ardhura prej tyre, do të mund të vendosin një sistem shoqëror më se demokratik në Shqipërinë e këndej Drinit…

MORALISHT jam në krah të cilido që kërkon DEMOKRATIZIMIN, MBROTHËZIMIN dhe FAKTORIZIMIN jo vetëm të Shqipërisë së këndej Drinit…

Vetë, për arsye si subjektive ashtu edhe objektive, tashmë që kam dalë në pension më 18.07.2023, as kam shprehur dhe as NUK KAM ambicien më të vogël për ndonjë post, qoftë ai edhe honorifik, ekzekutiv apo legjislativ në Shqipëri…

FLINI të qetë ju mendjeçarturit militantë dhe patronazhistë, të majtë apo të djathtë qofshi…

Për ata/ato që janë merakçinj se këtu mundet “të të kapin për zhelesh” në qoftë se ngre tenda apo demonstron në trotuare, hapësira publike apo edhe përpara ministrive a Kryeministrisë, po ju risjell për ilustrim disa foto nga lëvizjet e fundit greviste disajavore të punonjësve të administratës publike dhe të agjencive qeveritare në Victoria, BC, Kanada…

SHQIPËRIA dhe SHQIPTARIZMA mbi të gjitha!

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 6 Janar12:37

Babë e bir dhunojnë një 34-vjeçar

Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë tre shtetas pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2026...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?