
Një sasi lëndë plasëse shpërtheu derën e brendshme të një banese trekatëshe në Rrilë të Lezhës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje, ku autorët kaluan rrethimin e banesës së shtetasit Tom Çungu dhe montuan lëndën plasëse në derën e brendshme.
Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe dëmet materiale tepër të mëdha, ku veç dyerve dhe dritareve janë shkaktuar shembje të konsiderueshme të mureve të brendshme dhe çatisë së shtëpisë, duke shkaktuar panik te fqinjët. Një prej fqinjëve të familjes në fjalë, tregoi se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa u trondit e gjithë shtëpia. E moshuara tregoi se menduan se ishte një rrufe.
“Ishim në gjumë. U tronditëm nga zhurma. Dolëm jashtë. Na u duk si rrufe. Nuk pamë gjë. I them burrit; nuk është koha e keqe jashtë. Burri më thotë; se di ça ka ndodhur, në dorë të Zotit. Ishte tronditje. U dridh shtëpia, aq shumë i fuqishëm ishte. Si nuk u shkëputën themelet. Ata janë familje e mirë. Kanë jetuar jashtë, kur nuk kemi dëgjuar fjalë të keqe. Për të gjithë ata kam përshtypje të këqija. I kam miq shtëpie. Ishte tepër e fuqishme si shpërthim, ishte i fuqishëm. Ne e mbajtën mendjen te rrufeja, nuk na shkoi mendja.”, tha ajo.
Në çastin kur ndodhi shpërthimi në banesë nuk ndodhej askush dhe policia bën me dije se pronari Tom Çungu jeton mes Shqipërisë dhe Italisë prej më shumë se 20 vitesh. Sipas grupit hetimor, dyshohet se autorët janë afruar përmes rrugëve dytësore, pasi nga verifikimet e deritanishme në kamerat e aksit kryesor nuk janë konstatuar lëvizje të dyshimta në orarin e shpërthimit.
Grupi hetimor po administron gjithashtu pamjet filmike të disa bizneseve pranë superstradës, për të identifikuar çdo lëvizje që mund të lidhet me ngjarjen. Deri tani, nga hetimet paraprake nuk rezulton që familja Çungu të ketë pasur konflikte apo precedentë problematikë.
Policia thotë se ende nuk janë identifikuar autorët që montuan lëndën plasëse në derën e vilës trekatëshe në Rrilë dhe në drejtimin e Prokurorisë Lezhe po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Maj12:17
Dy të rinj marrin peng dhe dhunojnë një person në Vlorë, zbulohen detajet
Policia e Vlorës ka ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
S...
AKTUALITET
21 Maj12:04
Tallja e Bordit! Ul çmimin e naftës me 5 lekë për litër
Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës në datë 21 Maj 2026, vendosi të ulë çmimin e naftës me 5 lekë p&eu...
AKTUALITET
21 Maj12:00
Ndërtimet abuzive, arrestohet drejtori i IMT-së Himarë!
Policia e Vlorës ka arrestuar drejtorin e IMT-së Sarandë, Dorian Hoxha, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Operaci...
AKTUALITET
21 Maj11:50
Babai i Ervis Martinajt rrëfen jetën e të birit: Kam ecur me 800 mijë dollarë në makinë
Në procesin gjyqësor për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj, i njohur si “mbret&rdqu...
AKTUALITET
21 Maj11:37
“Mirëmëngjes zonja Sala”/ Korreshi: Spitali i Lushnjës me ilaçe të skaduara, pacientëve u jepet vetëm bukë e kos
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit solli shqetësimet që vinë nga spitali i Lushnjës.
Në interpelancë...
AKTUALITET
21 Maj11:32
Trafikanti i rrezikshëm shqiptar u kap në zemër të Barcelonës/ Mediat: Kishte armën gati për të vrarë
Guarda Civile spanjolle arrestoi më 8 maj një trafikant droge shqiptar, i kërkuar nga autoritetet franceze dhe spanjolle për vepra të...
AKTUALITET
21 Maj11:24
Vrasja e ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Apelit urdhëron prokurorinë të rinisë hetimet
Gjykata e Apelit ka vendosur që Prokuroria të rinisë hetimet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, i ekzekutuar më 30 janar 2019 n&...
AKTUALITET
21 Maj11:02
Ervis Martinaj i zhdukur prej 4 vitesh, i ati shkon në GJKKO
Babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në ambient...
AKTUALITET
21 Maj10:53
EMRI/ Kapet njëri nga grabitësit e argjendarisë në Kamëz
Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar të përfshirë në grabitjen me armë të argjendarisë në Kamëz.
...
AKTUALITET
21 Maj10:45
Aksident te ‘Qytet Studenti’ makina përplas biçikletën, i riu mbetet pa ndjenja
Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje, në “Qytetin Studenti” në Tiran&...