
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të shpimeve për naftë dhe të gaz në det. Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin e tij, i cili përfshin ndalimin e shpimit në shumicën e ujrave bregdetare amerikane më 6 janar. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell qëndrimet politike dhe mendimet e ekspertëve mbi këtë çështje.
Përfitimet nga shpimet për naftë dhe gaz në det nuk kanë aq vlerë sa të vihet në rrezik mjedisi, shëndeti dhe ekonomia, thotë Presidenti Joe Biden, veçanërisht në një kohë që vendi po përparon drejt energjisë së pastër. Më 6 janar, Presidenti Biden njoftoi një ndalim të ri në shkallë të gjerë të shpimeve për gaz dhe naftë në ujrat federale në një sipërfaqe prej rreth 253 milion hektarësh. Ky vendim prek shumicën e ujrave bregdetare amerikane.
“Do ta anuloj menjëherë. Do veprohet menjëherë”, u shpreh Presidenti i zgjedhur, Donald Trump.
President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara u zotua menjëherë se do ta anulojë vendimin e pararendësit dhe do të rrisë shpimet për naftë dhe gaz në det, pasi të marrë detyrën më 20 janar.
“Por ne do t’i vazhdojmë shpimet. Do të bëjmë shpime në shumë zona të tjera dhe kostot energjitike do të vijnë duke rënë”, u shpreh zoti Trump.
Por ekspertët ligjorë thonë se anulimi i vendimit mund të mos jetë shumë i lehtë, sepse ka të ngjarë që të duhet të vihet në lëvizje Kongresi. Ndërkohë, ambientalistët thonë se kjo masë e fundit (e administratës së Presidentit Biden) do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.
“Shkenca e kë bërë të qartë se çdo shtim i lëndëve fosile bie ndesh me luftën kudër ngrohjes globit, një kufizim prej deri në 1.5 gradë Celcius, prag që u vendos në Traktatin e Klimës në Paris, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i zjarreve në pyje, uraganëve dhe fatkeqësive të tjera klimatike”, shprehet Allie Rosenbluth nga grupi Oil Change International.
Trump ka shprehur më parë skepticizëm rreth ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Përkrahësit e industrisë së naftës për shpimet në det e vlerësojnë qëndrimin e Presidentit të zgjedhur.
“Ka një kërkesë prej 100 milionë fuçish në ditë për ekonominë globale dhe nëse nuk do ta prodhojmë atë energji këtu në SHBA, ajo do të prodhohet diku tjetër dhe ne besojmë se kemi standarde të larta kur bëhet fjalë për mbrotjen e mjedisit”, shprehet Erik Milito, presidenti i organizatës “National Ocean Industries Association”.
Profesori i biologjisë detare në Universitetin Duke, Andy Read e pranon se bota ka nevojë për naftë, tani për tani.
“Nuk mund të kalojmë menjëherë në energji të pastër. Do të marrë pak kohë. Edhe pse tani duket sikur ka një prirje për të bërë hapa pas, mendoj se në perspektivën afatgjatë po shkohet drejt burimeve të energjisë së pastër”, thotë zoti Read.
Profesori Read vë në dukje se kalimi drejt energjisë së pastër do të ndodhë me apo pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara./ VOA
shba
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
12 Janar20:21
“Kemi vite që jemi të pakënaqur!" Studentët serbë vijojnë të protestojnë në rrugët e Beogradit
SERBIA- Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë mbushën rrugët e Beogradit të dielën duke ndezur dritat e telefonav...
ZH.LL
BOTA
12 Janar19:16
Anulimi i zgjedhjeve presidenciale, dhjetëra mijëra rumunë protestuan në Bukuresht kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese
protesta
RUMANI- Dhjetëra mijëra protestuan në Bukuresht të dielën kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të ...
M.B.
BOTA
12 Janar15:58
Rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë në Hungari, Szijjarto: Kjo ka krijuar sfida të forta!
HUGARIA- Hungaria planifikon të zhvillojë bisedime me aleatët e saj në rajon për t’u përballuar me çmimet më t...
ZH.LL
BOTA
12 Janar14:55
VIDEO/ Formohen tornado zjarri në Kaliforni ndërsa era ndez flakët në zjarret e egra në Palisades të Paqësorit
tornado zjarri
KALIFORNI- Tornadot e zjarrit në Kaliforni u formuan ndërsa erërat e forta ndezën flakët në zjarret e egra t&e...
n.f
BOTA
12 Janar14:52
Suedia do të blejë 44 tanke gjermane Leopard
Foto
SUEDIA- Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më shumë...
n.f
BOTA
12 Janar14:52
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre evropiane
Foto
KOSOVË- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosov...
ZH.LL
BOTA
12 Janar13:50
Biden nderon Papa Françeskun me Medaljen Presidenciale të Lirisë: Misioni i tij për t'u shërbyer të varfërve nuk ka pushuar kurrë
Biden-Papa Francesku
SHBA- Papa Françesku është nderuar me çmimin më të lartë civil të Amerikës nga P...
ZH.LL
BOTA
12 Janar13:40
Raundi i dytë i zgjedhjeve/ Kroacia zgjedh presidentin e ri, në balotazh dy kandidatë, Milanoviç kryeson sondazhet
kroaci
KROACI- Vendvotimet janë hapur në të gjithë Kroacinë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të v...
n.f
BOTA
12 Janar10:20
Nga festa e madhe me 2 mijë të ftuar te darka me të afërmit, ish-kryeministri italian Matteo Renzi feston 50-vjetorin e lindjes
Renzi
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e tij të lindjes. Renzi e festoi 50-vje...