AKTUALITET

Turizmi kulturor/ Vizitorët në muze, kala e parqe u rritën me 32% në vitin 2024

n.f Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 22:04
Turizmi kulturor/ Vizitorët në muze, kala e parqe u rritën me 32%
Foto ilustruese

TIRANË- Turizmi kulturor duket se ka rritur peshën e tij në totalin e turizmit në vend ku vizitorët në kala, muze e parqe arkeologjikë shënuan një rritje me 32 për qind në janar-nëntor 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se në total ishin 1.2 milionë vizitorë deri në fund të nëntorit.

Nëse marrim si referencë numrin e të huajve që hynë në vend deri në fund të nëntorit prej 11.1 milionë do të thotë që të paktën 1 në 9 turistë kanë vizituar një park, muze apo kala edhe pse kjo nuk është tërësisht e saktë po të kemi parasysh që vizitorë në institucionet kulturore mund të jenë edhe vendasit.

Sa i takon Muzeve në krye të listës për janar-nëntor 2024 qëndron Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me një rritje 59 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it. Këtë muze rezulton ta kenë vizituar 170 mijë vizitorë. I dyti në listë është Muzeu Ikonografik Onufri në Berat me 104.4 mijë vizitorë dhe një rritje 40 për qind në raport me 11 mujorin e vitit 2023. I treti është Muzeu i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me një rritje 61 për qind në raport me 11 mujorin 2023.

Numri i vizitorëve në janar-nëntor ishte 73.8 mijë. Pjesa tjetër e muzeve kanë një prezencë më të ulët përfshi Muzeun Historik në Tiranë që gjatë vitit 2024 u mbyll për shkak të restaurimit diçka që pritet të marrë të paktën 4 vite. Vizitorët në total në muze ishin 455 mijë me një rritje 21 për qind.

Sa i takon vizitorëve ne Kala në krye qëndron Gjirokastra me 260 mijë vizitorë dhe një rritje 23 për qind në raport me 11 mujorin 2023. E dyta është kalaja e Porto-Palermos që ka regjistruar në janar-nëntor 30 mijë vizitorë apo një rritje 70 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it.

I treti është Amfiteatri në Durrës me 23 mijë vizitorë çka rezulton me një rënie 12 për qind në raport me 11 mujorin 2023. Në total në kala e monumente të tjera numri i vizitorëve ishte 341 mijë apo 29 për qind rritje në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2023.

Ndër Parqet Aerologjikë në vend, në krye qëndron Butrinti me 195 mijë vizitorë në 11 muaj të 2024 çka është një rritje me 65 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2023. Parku i dytë është ai i Shkodrës me 153 mijë vizitorë apo një rritje 26 për qind në raport me janar-nëntor 2023 dhe i treti parku i Apolonisë me mbi 120 mijë vizitorë apo 49 për qind më shumë se në vitin paraardhës. Në total Parqet Arkeologjikë i kanë vizituar 489 mijë vizitorë me një rritje 46 për qind në raport me janar-nëntor 2023./ Monitor

turizmi kulturor vizitorët në muze

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë