Policia e Elbasanit dha detaje për operacionin e gjerë me dhjetë persona të arrestuar përfshirë një biznesmen dhe Maksim Likën, u njohur për lidhjet e tij me Emiljano Shullazin.
Në pranga përfunduan Endri Doda, Ervin Cani, Akil Kërtusha, Blerim Heta, Bujar Muça biznesmen i Delta”, Stefan Mehmeti, Ergys Tusha, Jurgers Mullahi dhe Hanson Mullahi.
Njoftimi:
Elbasan/Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.
Vihen në pranga 14 shtetasit që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.
Shtetasit e arrestuar, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve (recidivistë), si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë siguruar informacion për një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”.
Në kuadër të operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;
-T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetas. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Moskallëzimi i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Përkrahja e autorit të krimit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", të kryera në bashkëpunim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Tetor10:27
‘Grup kriminal’ dhe plane për vrasje, SPAK ngre akuzë ndaj ish-deputetit socialist
SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kri...
AKTUALITET
14 Tetor10:16
U arrestua me armë nën jastëk, del fotoja e Aldo Avdylajt
Forcat RENEA arrestuan këtë të martë Aldo Avdylajn, nipi i Astrit Avdylajt i akuzuar për një sërë veprash penale.
Avd...
AKTUALITET
14 Tetor10:00
“Fantazma”, arrestohet i rrezikshmi i Shijakut (Video)
Një nga anëtarët e grupit kriminal të Shijakut, Aldo Avdylaj ka përfunduar në prangat e policisë.
Një operacion i kod...
AKTUALITET
14 Tetor09:42
Shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, dy të rinjtë bien në prangat e policisë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike kanabis sativa ...
AKTUALITET
14 Tetor09:11
Armëmbajtje pa leje dhe aktivitet kriminal, 10 të arrestuar nga policia e Elbasanit (EMRAT)
Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka arrestuar dhjetë persona, të cilët janë identifikuar si shtetasit Endri Doda, Ervin Ca...
AKTUALITET
14 Tetor09:15
Vrasja e gjyqtarit Kalaja te Apeli, Ilir Proda shkon në GJKKO
Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkuar në sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, pas ngjarjes së rënd&e...
AKTUALITET
14 Tetor09:02
"Vras 10 vetë nëse thua ti"/ I shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet në Tiranë Aldo Avdylaj
Është arrestuar në Tiranë Aldo (Elidon)Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt.
Aldo Avdylaj ishte shpallur në kërkim për organizi...
AKTUALITET
14 Tetor08:57
Me shpejtësi të “frikshme”/ Makina përplaset me një tjetër automjet në aksin Elbasan-Tiranë, dy të plagosur
Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Dy autove...
AKTUALITET
14 Tetor08:35
VIDEO/ I akuzuar nga GJKKO për vrasje dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari
Ekstradohet nga Dubai, Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi , i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe krime të tjera të rënda kund&e...
AKTUALITET
14 Tetor08:09
Këmbimi valutor 14 tetor 2025, ja sa vlejnë monedhat e huaja sot
Sot, një dollar amerikan në Shqipëri do të blihet me 83 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.
Ndërkohë monedha e euros do ...