Një nga autorët e përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit në Burrel rreth gjashtë vite më parë u arrestua në Itali me kërkesë të SPAK. Sajmir Kolaveri aktualisht ndodhet i arrestuar në një burg në Itali si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, pronar i disa bizneseve në Tiranë.
Nga hetimet e SPAK, Kolaveri ka pasur rolin e ndihmësit dhe ndërmjetësit për të organizuar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e 22-vjeçarit Lleshi në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
SPAK e akuzon për “vrasje për gjakmarrje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pritet që të nisin procedurat për ekstradimin e tij nga Italia në vendin tonë, por emri i Kolaverit nuk është aspak i panjohur për autoritetet tona.
Sajmir Kolaveri porositës atentatesh
43-vjeçari Sajmir Kolaveri del i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Emri i tij lakohet për një atentat në vitin 2018 në Bathore. Në banesën e Gazmir Dacit u vendos një tritol, ndërsa porositës sipas bluve, ishte vetë Sajmir Kolaveri. Ky i fundit dyshohet ta ketë porositur atentatin për hakmarrje për vrasjen e djalit të tij, Valmir Kolaverit më 4 nëntor 2015, si edhe plagosjen e vëllait të tij Robert Kolaveri nga Gazmir Daci. Në kohën kur u vendos tritoli në banesën e Dacit, ky i fundit po vuante dënimin në burg. Për ngjarjen në atë kohë, Policia arrestoi një 23-vjeçar, Vilson Brahja, i cili akuzohej se vendosi eksplozivin në këmbim të 5 mijë eurove.
Atentati me tritol u porosit për hakmarrje, pasi edhe emri i Sajmir Kolaverit lidhjet me një histori gjakmarrje mes fisit të tij dhe fisit Daci. Zanafilla e përplasjes mes Kolaverëve dhe Gazmir Dacit kishte nisur në Francë ku vëllezërit Kolaveri ishin përfshirë në një konflikt me Gazmir Dacin. 3 vëllezërit merreshin me transport ilegal emigrantësh. Në Francë ata kanë rrahur në bodrum Gazmir Dacin, i njohur si Elson, pasi e akuzonin po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.
Më pas, hakmarrja ka nisur në Shqipëri, ku Daci është përballur në një lokal me Valmir Kolaverin dhe xhaxhanë e tij Robert Kolaveri. Daci ka qëlluar në drejtim të tyre duke i marrë jetën Valmirit dhe Roberti për shkak të plumbave që mori mbeti i paralizuar. Pas vrasjes së Valmir Kolaverit më 4 nëntor 2015, vëllai i Sajmir Kolaverit, Ergysi, së bashku me kushëririn e tij kanë tentuar që të eliminojnë Gazmir Dacin. Ndërsa, vetë Kolaveri më pas ka porositur vendosjen e tritolit në banesën e tij. Po ashtu, edhe lokali i babait të Gazmir Dacit u sulmua me tritol.
Pengmarrje bashkë me ‘ushtarin’ e Ervis Martinajt
Një tjetër ngjarje kriminale ku lakohet emri i Sajmir Kolaverit është një pengmarrje në Tiranë. 7 persona, mes tyre ushtari i Ervis Martinajt, Hektor Xheuçka, ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri, si edhe Sajmir Kolaveri morën peng për një orë dhe dhunuan një të ri. Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2024-ës, ku grupi mori peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro.
Masa nuk u ekzekutua për Hektor Xheuçkën, i cili është në kërkim edhe nga SPAK për dosjen Revanshi dhe dyshohet se fshihet në Dubai. Për Sajmir Kolaverin u vendos masa arrest në shtëpi me vendim të Gjykatës së Tiranës, por tashmë ai u kap në Itali si i përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit në 2020 për gjakmarrjen mes fisit Hoxha e Lleshi.
klevis lleshi saimir kolaveri
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Shtator13:06
Humbi jetën i riu dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, policia arreston 37-vjeçarin me dy emra në Berat
Një ditë pas aksidentit tragjik në Berat ku humbi jetën një 34-vjeçar i identifikuar si Endri Vrushaj, dhe u plagës ...
AKTUALITET
27 Shtator12:57
Aplikimet për vizë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Verifikoni barkodin e formularit DS-160 dhe takimit për intervistë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për aplikantët pë...
AKTUALITET
27 Shtator12:44
“Donte të më përdhunonte”/ Pas vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës, Gjykata vendos për Teilor Tivarin
Gjykata e Durrësit la prapa hekurave e Teilor Tivarin, i arrestuar për vrasjen me thikë të 51-vjeçarit Valbon Beqiri në...
AKTUALITET
27 Shtator12:21
Ekzekutimi i biznesmenit italian, çfarë u gjet në vendin e krimit
Ekipi hetimor po vijon punën në vendin ku u gjet i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.
Siç shihet, makina ka mbetur në mes t&...
AKTUALITET
27 Shtator12:13
U hetua për disa muaj, arrestohet 25-vjeçari në Fier pas operacionit “Shëtitësi”
Një 25-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit, pasi merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Njofti...
AKTUALITET
27 Shtator12:03
Foto e Tartarit të Ersekës. Ky është punonjësi i bashkisë që ‘Çuçka’ i falsifikoi firmën në dy procedura tenderash
Ky që shihni në këtë foto është Muharrem Tartari, nga Erseka të cilit në dy raste i është falcifikuar firma ...
AKTUALITET
27 Shtator11:47
U arrestuan për vrasjen dhe groposjen e 21-vjeçarit Klevis Lleshi, GJKKO jep vendimet për ekzekutorin dhe bashkëpunëtorin
Një ditë pasi zbardhjes së vrasjes së Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në Burrel në vitin 2020 dhe arrestimit të disa person...
AKTUALITET
27 Shtator11:56
Organizator i një rrjeti prostitucioni, bie në pranga 37-vjeçari turk në Durrës
Në kuadër të operacionit “Space”, uniformat blu të Durrësit kanë vënë në pranga një shtetas turk, ...
AKTUALITET
27 Shtator11:44
Pamje nga vendngjarja/ U vra me armë zjarri në fshatin Salari, trupi i biznesmenit italian u gjet në anë të rrugës
Hetimet për vrasjen e shtetasit italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, vijojnë mes shumë pikëpyetjeve, ndërsa janë zbuluar deta...