Armando Ndreca
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë vëllain e deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca, i cili ishte i dyshuar si i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet të Lezhës. Arrestimi i Ndrecës u konsiderua i paligjshëm nga gjykata, pasi sipas saj u bë pa prova bindëse dhe mori vendimin për lirimin e tij.
Nga hetimet e prokurorisë, nga këqyrja e telefonit të të arrestuarit Elis Shpellzaj është gjetur i regjistruar numri i telefonit anglez +447426932098 me emrin “Bellanoca” dhe ky numër, sipas informacioneve të grumbulluara nga policia, i përket Armando Ndrecës, por në vendim thuhet se nuk është arritur të provohet diçka e tillë.
Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se Ndreca ka pasur telefonata edhe me një tjetër të arrestuar në flagrancë për kanabisin, Armel Nikdukaj, në telefonin e të cilit ka pasur thirrje me Armando Ndrecën, gjithashtu dhe nga informacionet e mbledhura nga policia gjyqësore janë krijuar dyshime se vëllai i deputetit ka qenë i përfshirë, por sërish nuk rezulton se janë paraqitur prova konkrete, por pavarësisht kësaj gjykata ka vlerësuar se jemi në një fazë shumë të hershme të hetimeve paraprake ku mjaftojnë indiciet apo të dhënat që mund të krijojnë arsye për të dyshuar se i ndaluari të ketë kryer veprën për të cilën akuzohet.
Gjykata thekson faktin se kërkesa me shkrim e prokurores Irena Sufaj është paraqitur për të vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”, por në seancën gjyqësore prokurorja ka ndryshuar qëndrim duke kërkuar "detyrim paraqitje".
Ndryshimin e qëndrimit prokurorja Sufaj mësohet se e ka justifikuar me arsyen se nga hetimet e deritanishme nuk kanë rezultuar prova që të justifikojnë vendosjen e një mase sigurimi më të rëndë, si dhe me justifikimin tjetër se ka qenë një kohë e shkurtër dhe për këtë nuk janë administruar nga organi i akuzës disa prova, siç janë transkriptimet e përgjimeve të realizuara nga policia për këtë procedim.
Në këtë aspekt, sipas vendimit të gjykatës, rezulton se ka qenë vetë prokurorja e çështjes, e cila në seancë ka ndryshuar qëndrim, duke vlerësuar përpara gjykatës se nuk ka prova të mjaftueshme dhe masa duhej ndryshuar. Duke parë qëndrimin e prokurores dhe provat e paraqitura prej saj, gjyqtarja Edlira Çota vlerësoi të paligjshëm ndalimin e Armando Ndrecës, pasi nuk plotësohen kushtet dhe kriteret e këkuara nga ligji si dhe caktoi masën “detyrim paraqitje" një herë në dy javë.
armando ndreca eduard ndreca gjykata e lezhes
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
4 Maj11:31
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Fier, e pëson dhe vëllai pasi kërcënoi kunatën
foto ilustruese
ELBASAN- Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. ...
n.f
AKTUALITET
4 Maj11:08
Mashtroi administratorin e një biznesi duke i marrë një shumë parash, vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan
Foto ilustruese
ELBASAN-Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arresti...
n.f
AKTUALITET
4 Maj10:15
SPAK mbyll hetimet për Pëllumb Gjokën, çon për gjykim biznesmenin dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar ditën e sotme se mbyllur hetimet për dosjen në ngarkim të biz...
n.f
AKTUALITET
4 Maj09:58
Kontrabandonin medikamente me vlerë rreth 17 mijë euro, arrestohen dy persona në Tiranë
Foto ilustruese
TIRANË-Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ...
n.f
AKTUALITET
4 Maj09:40
Aksident në afërsi të rrethit të Shkozës, makina bie në lumin e Lanës
Policia
TIRANË-Një aksident është regjistruar në orët e para të mengjesit të sotëm në Tiranë. Më...
n.f
AKTUALITET
4 Maj09:15
Aksident në "Rrugën e Arbrit", "paralizohet" qarkullimi, radhë të gjata makinash në të dyja anët e rrugës
Pamje nga vendi i ngjarjes
QAFË MURRIZ- Një aksident raportohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional...
n.f
AKTUALITET
4 Maj09:07
Kryepeshkopi Janullatos për Pashkë: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
Kryepeshkopi, Anastas Janullatos
TIRANË- Kryepeshkopi, Anastas Janullatos me rastin e festës së Pashkës ortodokse ka dërguar nj&e...
n.f
AKTUALITET
4 Maj08:44
FOTO/ Kundër zhvendosjes së tregut jashtë qytetit, tregtarët e Belshit dalin në mes të shiut në protestë
Protesta
BELSH- Kjo e shtunë i ka gjetur tregtarët të Belshit në rrugë në mes të shiut duke protestuar kundër zhven...
n.f
AKTUALITET
4 Maj07:41
Largimi i të rinjve, Eurostat: Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç
Foto ilustruese
TIRANË- Trendi i largimit të të rinjve e ka renditur shqipërinë të 2 në botë për nivelet m&eum...
n.f
AKTUALITET
4 Maj07:19
Çadrën me vete edhe në fundjavë! Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Mo...