Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANA- Safet Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar ditën e sot me urdhër të SPAK. Bajri është arrestuar nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë. Pas dërgimit në komisariatin e Shkodrës, Safet Bajri është nisur drejt Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i Bajrit lidhet me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.
Safet Bajri në Blegjikë
Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse Bajri konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri në kuadër të masës së sigurisë dhënë pas operacionit "Oaz".
Asokohe, mediat belge akuzuan ministrin "e fiksuar me deportimet e të huajve", duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.
Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Bajrin rëndonte edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.
Në vitin 2018 në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç. Këta persona, sipas policisë, ishin anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.
Operacioni "Oaz"
Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ky operacion që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash.
Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në qelitë e 302-shit në burgun e Reçit. Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje. Gjithsesi dy shtetet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në Shqipëri.
Në dhjetor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimet për 5 nga anëtarët e grupit "Bajri". Togat e zeza shfrynë asokohe mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe në vend. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu në atë kohë, për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit.
Emrat:
1. Safet Bajri dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
2. Ilir Bajri, u shpall fajtor për armëmbajtje, përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.
3. Astmer Bilali dënohet me 3 vite burg.
4. Ismet Idrizi, edhe ky fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim.
5. Emrah Plaku, fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite burg.
foto ilustruese TIRANË- Shkolla private "Turgut Ozal" ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se alarmi ka rezultuar i ...
SHKODËR– Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa mësohet se është caktuar m...
TIRANË- Inflacioni bazë e nisi në rënie vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë p&eu...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar arrestimin e Safet Bajrit ditën e sotme, i cili po shoqërohet nga Forcat Speciale të...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në ba...
safet barji SHKODËR- Safet Bajri është arrestuar me urdhër të SPAK, ditën e sotme në Shkodër nga Forcat Speciale t...
altin dumani TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij gjatë një prezantimi të strategjisë së ...
SHKODRA- Safet Bajri është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Bajri u shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në emisio...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme nga policia me urdhër të Prokurorisë së Posaç...
TIRANA- Një mësuese kujdestare u ka nisur një mesazh prindërve të nxënësve të shkollës private "Turgut Ozal&rdquo...