Pas denoncimit të emisionit “Piranjat”, policia e Fierit arrestoi shtetasin Milasin Ramaj, i cili kishte ngritur një bazë kriminale në lagjen “Kastriot” dhe furnizonte persona të caktuar për të kryer krime.
Nga kontrollet u gjet se në makinë ishte fshehur 1 armë zjarri pistoletë pa lejen përkatëse si dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro.
Pas kontrolleve, policia arriti të zbulonte dhe banesën e pabanuar ku Milasin Ramaj magazinonte armët e zjarrit, të cilët dyshohet se ia shiste grupeve kriminale.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ "Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri.
Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i kësaj pune, u lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht M. R., 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro.
Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.
Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar:
-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;
-1 armë zjarri pistoletë;
-1 armë zjarri pistoletë automatike;
-2 silenciatorë;
-9 karikatorë automatiku;
-3 karikator pushke;
-2 krehra pistolete;
-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., dhe ndërkohë vijojnë të kryejnë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
milasin ramaj piranjat
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Tetor09:24
Bëri gabimin e zakonshëm të trafikantëve, shqiptari e pëson më shumti nga skuteri në oborr. Sekuestrohen disa kg kanabis e kokainë
Oficerët e policisë në Riccione arrestuan në flagrancë një 34-vjeçar shqiptar, banues në provincë dhe tashm&eum...
AKTUALITET
12 Tetor09:11
VIDEO/ Shqiptari fshehu 14 mijë euro në të brendshme, policia i zë pritë dhe e arreston. Sasia e madhe e drogës fshihej në frigorifer
Një shqiptar dhe gjashtë italianë përfunduan në pranga pas kontrolleve të katër apartamenteve. Operacioni u zhvillua në ...
AKTUALITET
12 Tetor08:44
Vetura përplaset me autobusin me pasagjerë në Laç, dy të plagosur (VIDEO)
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor La&cce...
AKTUALITET
12 Tetor07:35
Një tjetër luftë në sfond? Pse shpërthyen luftimet midis Afganistanit dhe Pakistanit dhe roli i Indisë
Qeveria talebane konfirmoi se ka sulmuar trupat pakistaneze në disa vende malore në kufirin verior. Viktimat nuk janë ende të qarta në ...
AKTUALITET
11 Tetor23:12
“Shqipëri! Shqipëri!”/ Nga Tirana në Nju Jork, fitorja e Kombëtares në Serbi çmend kuqezinjtë, festë dhe atmosferë elektrizuese
Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Serbisë ka ndezur një valë entuziazmi nga Tirana e deri në Nju ...
AKTUALITET
11 Tetor22:51
Fitorja e kuqezinjve në Seribi, reagon presidenti Begaj: Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë
Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur fitoren e Kombëtares në ndeshjen me Serbinë, rezultati 1-0. Në Facebook, Begaj shprehet ...
AKTUALITET
11 Tetor22:41
EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë
Një efektiv i Policisë së Komisariatit Fushë-Krujë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ditën e so...
AKTUALITET
11 Tetor21:28
U shfaq në shkollë me armë, policia identifikon 15-vjeçarin: E kishte lodër
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një i mitur shfaqej brenda t...
AKTUALITET
11 Tetor21:09
Akuzohet për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet efektivi në Krujë
Një polic i komisariatit Krujë, me detyrë oficer rendi në Fushë Krujë, është arrestuar nën dyshimet se ...