U denoncua nga Piranjat, policia procedon drejtorin e shkollës që u hodhi ushqimin në tokë nxënësve

Pas publikimit të rastit të shkollës “Maarif Elbasan Campus”, ku drejtori Fatih Konuksever, siç pretendohej edhe në pamjet filmike, u merre ushqimin nga duart nxënësve dhe e hidhte në mënyrë të papërshtatshme, policia e Elbasanit e ka proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu policia ka referuar materialet në Prokurori për drejtorin Fatih Konuksever.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin F. K., 49 vjeç, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Fyerja”, pasi shfaqet në një video të publikuar në një portal, duke shtyrë fizikisht, nxënës të shkollës private që drejton, si dhe duke hedhur produktet ushqimore që nxënësit kishin blerë për t’i konsumuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Plagosja me thikë në Korçë, arrestohet 19-vjeçari

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar

Kërkohej në Shqipëri për grabitje, arrestohet në Greqi 61-vjeçari shqiptar! Pritet të ekstradohet

Kushtoi 1.2 milionë euro, degradohet gjendja në Unazën e Poshtme të Burrelit, shembje dhe fundosje në rrugë

EMRAT/ Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

Institucionet 'fluturojnë' me paratë publike: 3.8 milionë euro për bileta ajrore në 2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera






