AKTUALITET

U la në burg nga gjykata/ Avokatja e Ylber Jakut: Nuk është e vërtetë që erdhi nga Aglia për të kryer krimin! Jeton dhe punon në Has, babai i tij e ka njofuar policinë për konfliktin...

m.l Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 11:57

U la në burg nga gjykata/ Avokatja e Ylber Jakut: Nuk është e

KUKËS- Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje.Gjyakta ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg". Aurora Guska, avokatja e të arrestuarit Ylber Jaku, ka shpjeguar për mediat pas seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Kukësit, të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Avokatja e autorit shprehet se Jaku nuk pranon mbrojtje nga Shqipëria, pasi nuk ka besim të drejtësia shqiptare dhe kërkon përfaqësues nga shteti anglez apo ambasada, pasi është edhe shtetas britanik. Ajo gjithashtu ka mohuar dhe lajmet që tregonin se Jaku erdhi nga Aglia një ditë para krimit të rëndë, ajo tha se autori jeton në Has ku punon edhe në ndërtim, ndërsa nuk i beson drejtësisë shqiptare edhe për shkak se konflikti i pronësisë kishte lindur prej 20 vitesh dhe shteti shqiptar nuk e kishte zgjidhur.

Më tej Guska tha se babai i plagosur i autorit ka telefonuar dhjetëra herë policinë duke kërkuar të parandalonin krimin. Ajo tha se ai i ka njoftuar pasi djali i tij kishte dalë nga kontrolli kur kishte parë gjendjen e tyre në spital pas plagosjes. Ajo deklaroi gjithashtu se me gjithë sinjalizimet, krimi ka ndodhur 3 metra nga banesa e viktimës Reshit Sallahu.

"Ylber Jaku nuk pranon avokat, por sipas ligjeve masat e sigurisë janë detyrimisht që të përfaqësohen me avokat dhe jam kryesisht. Prindërit e Ylber Jakut, Agim dhe Vera Jaku, kanë një konflikt pronësie, një rrugë kalimi për të shkuar te banesa e tij dhe familja e viktimës nuk e ka lejuar dhe janë në procese gjyqësore për mbi 20 vite. Por çfarë ka ndodhur që çështja shkoi deri këtu? Para dy javësh, babai i të arrestuarit, ka marrë në telefon Policinë, ka njoftuar dhe ka shprehur se personi që kishte konflikt, që është babai i viktimës, kishte marrë një fadromë dhe po prishte të vetmen rrugë që atë e çonte drejt shtëpisë. Duke qenë para këtij fakti, babai i viktimës shkon në Polici dhe u thotë o ma hiqni Agimin, ose unë do hakmerrem.

Vajza, motra e viktimës, ka marrë një sëpatë duke dëmtuar prindërit e të arrestuarit. Për të mos pasur pasoja, babai i të dyshuarit ka marrë të birin dhe i ka thënë kemi bërë aksident dhe ndodhemi në spital. Ylberi punon në Has, nuk ka qenë në Angli, nuk është e vërtetë që ka ardhur prej andej, ka qenë në punë, merret në ndërtim. Ka shkuar në Spitalin e Traumës për t’i vizituar dhe është tonditur shumë kur i ka parë prindërit në atë gjendje, sidomos nënën që ka marrë plagë më të rënda dhe është në gjendje më kritike. Ka ikur, ka fikur telefonin dhe duke qenë në këto kushte Agim Jaku, babai i autorit, këto janë të zbardhura, ka telefonuar dhe bërë mesazhe Policisë për disa orë me radhë. U ka thënë se djali im ka dalë jashtë kontrollit, evitoni çdo ngjarje të mundshme. Por çfarë ka ndodhur, nuk është marrë asnjë masë, ngjarja ka ndodhur vetëm 3 metra para oborrit të shtëpisë së viktimës. Ylber Jaku nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe është dorëzuar në polici.

Vetë Ylber Jaku, duke qenë me shtetësi angleze, ka bashkëshorte angleze dhe dy fëmijë, kërkonte të ketë një përfaqësues nga Ambasada e Anglisë që të vinte në seanca, pasi ai vetë nuk ka besim te drejtësia shqiptare, për shkak se prindërit e tij janë rropatur 20 vite rrjesht dhe nuk kanë mundur dot që të zgjidhin një konflikt kaq të thjeshtë. Gjykata vendosi arrest me burg për veprën penale të vrasjes. Vetë Jaku u pyet nga Gjykata dhe tha se s’ka asnjë pretendim, nuk flet, duke thënë vetëm se s’ka besim te drejtësia shqiptare dhe kërkon përfaqësues nga Anglia.

Jaku nuk ka dhënë asnjë dëshmi as para oficerit gjyqësor gjatë hetimeve dhe as para Gjykatës. E vetmja fjali që thotë është se “nuk kam besim te kjo drejtësi, dua që si shtetas anglez të jetë një punonjës i shtetit anglez dhe t’ia shpjegoj rastin se çfarë ka ndodhur me prindërit e mi dhe neglizhenca e të gjitha institucioneve, Policisë, pushtetit lokal, ka bërë atë që unë sot përfundova këtu”, tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë