Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

TIRANË- Me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Me lutje të përzemërta dhe duatrokitje plot mirënjohje u përcoll në banesën e fundit kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi' në Athinë. Ceremonia që zgjati 2 orë e 30 minuta, u zhvillua në Katedralen "Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Mesha u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës.
Politikanë të ngjyrave të ndryshme politike, drejtues të besimeve të tjera fetare, përfaqësues të lartë te shtetit shqiptar dhe atij grek u bënë bashkë për të nderuar figurën më të shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjatë shërbesës, u mbajtën disa fjalime, që ngrinin lart kontributin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Vizioni i kryepeshkopit, burim frymëzimi
"Sa më shumë kalon koha, aq më e qartë bëhet për të gjithë ne madhështia e veprës së Kryepiskopit Anastas”. Kështu e nisi fjalën e tij Joani i Korçës, mitropoliti mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, duke e vënë theksin tek kontributi 33-vjeçar i Janullatosit, për ringritjen e kishës dhe shërbimin ndaj besimtarëve dhe të pamundurve.
"Një teolog vizionar, por edhe udhëheqës pragmatik” e cilësoi Anastasin, peshkopi Heinrich Bedford-Strohm, Kryetar i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave. "Shkrimet teologjike të Kryepeshkopit Anastas për çështje kritike, mbeten burim i fuqishëm frymëzimi që inkurajojnë të krishterët në mbarë botën për të mbyllur ndasitë” – u shpreh peshkopi gjerman.
Ndërsa patriarku Ekumenik Bartholomeu gjatë shërbesës së varrimit tha se kisha mëmë do të vijojë të mbështesë kishën autoqefale shqiptare, po ashtu edhe pasardhësin e kryepeshkopit Anastas.
Urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë
Përfaqësues të partive politike lanë mënjanë ndasitë e mëritë që bërtiten të enjteve në Parlament, për të nderuar së bashku figurën e kryepeshkopit. Të pranishëm në funeral ishin figurat më të larta të shtetit shqiptar, e po ashtu personalite nga fusha të ndryshme.
Në mes të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë Demokratike, Sali Berisha, qëndronte kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit shoqërohej nga një delegacion i gjerë, nga peë ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Athina, përfshirë edhe opozitën greke.
"Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe po largohet si Anastasi i Shqipërisë” – u shpreh kryeministri i Shqipërisë gjatë fjalës së tij, duke e ngritur lart figurën e kryepeshkopit.
Rama kujtoi edhe një intervistë të fundit të Janullatosit ku shprehej se donte që pasuesi i tij të jetë shqiptar, "sepse ajo nukështë pjesë e kishës së Greqisë. Ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës” - kujtoi Rama.
Ndërsa kryeministri grek nuk e quajti aspak rastesi "që Janullatosin sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë”.
"Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet "diplomati i dashurisë." – shtoi me tej Mitsotakis.
Lidhja e Janullatosit me Shqipërinë
Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare.
Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend. Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lice kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë./ DW
foto ilustruese KRUJË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë...
vendngjarja SHKODËR- Një shpërthim me eksploziv ka tronditur në orët e para të mëngjesit lagjen Rus në qytetin e Sh...
foto ilustruese SHKODËR- Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në orët e para t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Dëmi mesatar i paguar nga kompanitë e sigurimit për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL pësoi rë...
foto ilustruese TIRANË- Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e barnave po shtohen për arsye se nevojat për mjekim ...
Foto ilustruese TIRANË- Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emigracioni në moshat e reja dhe me plakje t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Për ditën e premte mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore më të qëndr...
TIRANA- 15-vjeçar i cili dyshohet se u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme dhe u transportua për në spitalin e Traumës...
TIRANË- Vijojnë të dalin detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë. Babai i të miturit ka deklar...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Tiranë. Bëhet e ditur se i mi...