AKTUALITET

"U prehsh në paqe miku dhe udhërrëfyesi im", Petrit Malaj reagon për ndarjen nga jeta të regjizorit Milkani: Do të mbetesh gjithmonë dritë në ekranin e kujtimeve!

n.f Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 12:16

"U prehsh në paqe miku dhe udhërrëfyesi im", Petrit

TIRANË- Aktori dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të regjizorit Piro Milkani. Malaj u kthye pas në kohë teksa shkruan se Milkani ishte personi që i hapi derën e kinemasë dhe e ndihmoi të hidhte hapin e parë si aktor. Ai shtoi se regjizori i mësoi se arti nuk është thjesht profesion, por mënyrë e të jetuarit me shpirt të hapur.

Aktori theksoi se qyteti i tyre i vogël kinematografik do të mbetet më i varfër pa të ndërsa shtoi se kujtimet dhe mësimet e tij do ta shoqërojnë gjithë jetën. Ai e falenderoi regjizonin për besimin që i dha në karrierë por edhe si individ për të qenë njeri para se të jetë aktor.

"I dashur Piro, Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj. Ti ishe ai që, me një buzëqeshje të qetë dhe një besim të palëkundur, hape derën e kinemasë për mua dhe më le të provoja hapin tim të parë si aktor. Nën dritat e setit, ti përcillje qetësi, mirësi dhe një pasion që ngjyroste çdo kornizë filmi.

Më mësove se arti nuk është thjesht profesion, por mënyrë e të jetuarit me shpirt të hapur. Me kujdesin që tregoje për çdo detaj, me respektin që u jepje të gjithëve dhe me delikatesën me të cilën drejtoje, bëre që të ndihesha i vlefshëm, i përfshirë, i parë.

Kam ende në vesh zërin tënd që më thoshte: “Beso, pastaj luaj.” Qyteti ynë i vogël kinematografik mbetet më i varfër pa ty, por kujtimet dhe mësimet e tua do të më shoqërojnë gjithë jetën. Faleminderit që besove tek unë, që më dhe zemrën tënde artistike, që më tregove si të jem njeri para se të jem aktor.

U prehsh në paqe, miku im dhe udhërrëfyesi im. Për mua do të mbetesh gjithmonë dritë në ekranin e kujtimeve. Me përqafim nga shpirti, Petriti," shkruan Malaj në reagimin e tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë