Berisha pas daljes nga SPAK: Në korridore pashë dengje me narko-euro. Tre zyrtarë të nivelit të lartë në Aruba
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Spanja mundi me golin e Ferran Torres skuadrën e Argjentinës, duke fituar kështu botërorin. Gjërat nuk u mbyllën në paqe, pas...
Ajo që nisi si një bast mes miqsh në një mbrëmje me birrë u shndërrua në një nga aventurat më të jasht&eu...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për operacionin Revanshi ku u goditën 7 grupe kriminale në vendin tonë. Mësohet se SPAK ka mbyllur hetimet për 20 personat që janë marrë të pandehur, ndërkohë që pritet që të dërgojë dosjen në Gjykatën e Posaçme për të nisur gjykimin.
Nga ky operacion janë dëmtuar grupe kriminale që vepronin në qytete të ndryshme të vendit si Lezhë, Durrës, Krujë, Tiranë, Vlorë dhe Burrel. Ndërkohë që gjithsej janë sekuestruar mbi 4.5 milion Euro pasuru mes tyre gati 3 milione euro jane para cash dhe valixhe me florinj e ora.
Në kuadër të operacionit, janë arrestuar 20 persona, 14 prej të cilëve brenda territorit të Shqipërisë dhe 6 jashtë saj, përkatësisht në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë. Nga ky operacion janë arrestuar dhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, si dhe persona me lidhje si ish-deputeti Arben Ndoka apo vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez. I mituri i plago...
mehdi malkaj TIRANË- Protesta e përjavshme po zhvillohet edhe sot para bashkisë së Tiranës. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen...
ZVICËR- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. Me anë...
Mero KORÇË- 67-vjeçari, Kujtim Mero i cili u akuzua një ditë më parë se tentoi t’i vinte zjarrin repartit t&eu...
I moshuari ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në praga dy shqiptarë të cilët hynë të armatosur në...
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit mbëmjen e djeshme në Tiranë. I mituri mbeti i plagosur pa...
foto ilustruese KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë punonjës ...
ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar u vendos në pranga për pla&cced...
TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas plagosjes së një 15-vjeçari t&eum...
Lokali FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar ditën e sotme në një lokal në F...