“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...

Udhëheqësit evropianë kanë thënë të martën se vijat e tanishme të frontit në Ukrainë duhet të jenë pikënisja për çfarëdo bisedimesh për paqe.
Kërkesa e tyre vjen teksa përgatitjet për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, duket se kanë hasur në pengesa.
Trump - i cili javën e kaluar foli në telefon me Putinin dhe u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky - ka thënë se synon ta takojë liderin rus në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, brenda dy javësh, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Por, përgatitjet për takimin mes tyre duket se janë pezulluar, pasi një takim paraprak mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shtyrë.
Ky takim pritej të mbahej në Budapest të enjten.
Lavrov dhe Rubio folën në telefon të hënën. Zëvendësi i Lavrovit, Sergei Ryabkov, tha të martën se është ende herët për të folur për kohën e ndonjë takimi ballë për ballë mes tyre.
Evropianët duan që Trumpi të sigurojë lëshime këtë herë
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ishte të martën në Uashington, ku shkroi në Facebook: “Na presin disa ditë shumë serioze përpara”.
Aleatët evropianë të Ukrainës janë shprehur të shqetësuar se Trumpi mund të takohet për herë të dytë me Putinin pa siguruar ndonjë lëshim të rëndësishëm nga lideri rus. Putini nuk e kishte pranuar thirrjen e Trumpit për armëpushim kur ky i fundit e priti në Alaskë në gusht.
Në një deklaratë të martën, udhëheqësit e fuqive kryesore evropiane, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe BE-në, thanë se “mbështesin fuqishëm qëndrimin e presidentit Trump se luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se vija e tanishme e kontaktit duhet të jetë pika fillestare e negociatave”.
Ukraina dhe aleatët e saj evropianë prej kohësh kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijave të tanishme të frontit para fillimit të bisedimeve për paqe – një qëndrim që Trump e mbështeti publikisht të premten e kaluar pas takimit me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.
Moska ka thënë se dëshiron që Ukraina t’i dorëzojë asaj më shumë tokë si pjesë e disa kushteve që Rusia ka vënë për arritjen e armëpushimit.
Reuters dhe media të tjera raportuan se takimi i Trumpit me Zelenskyn me dyer të mbyllura javën e kaluar ka qenë i tensionuar, dhe se presidenti amerikan kishte përdorur herë pas here fjalor të ashpër dhe e i kishte bërë trysni Zelenskyt t’i pranonte disa prej kërkesave të Rusisë.
Megjithatë, Zelensky e ka paraqitur takimin si sukses, pasi ai përfundoi me mbështetjen publike të Trumpit për armëpushim në vijat e tanishme të frontit – që është qëndrim i kahershëm i Kievit.
Udhëheqësit evropianë pritet të takohen këtë javë me Zelenskyn si mysafir i tyre, fillimisht në një samit të BE-së dhe më pas në një takim të “koalicionit të vullnetit” të vendeve që po diskutojnë krijimin e një force sigurie për të garantuar një marrëveshje pas luftës në Ukrainë.
Rusia e kundërshton një forcë të tillë ndërkombëtare.
Vlerësimi për Donald Trump është rritur me 2%, pavarësisht mbylljes së qeverisë dhe trazirave të pashmangshme në ...
Kremlini zyrtar ka njoftuar se koha e një samiti të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Donald Trump ishte e paqartë dhe se nuk ishin pë...
Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë p...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë në administratën e Donald Trump, Caroline Leavitt, ka kryer një akt të ...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Flamoulit të Trikalës, ku një i ri rreth 18 vjeç ka telefonuar vetë...
Nicolas Sarkozy është ish-presidenti i parë francez që burgoset që prej vitit 1945, duke shkaktuar valë reagimesh në vend d...
Praga do të prezantojë një sistem të ri rregullimi të mjeteve të përbashkëta të transportit nga janari, i cili p&...
Nga Mariane Angela, DAILY CALLER Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të hënën në Fox News se demons...
Sanae Takaichi është zgjedhur sot si kryeministrja e parë femër e Japonisë, pasi parlamenti japonez votoi për udhëheqë...
Një gjykatë sllovake e shpalli të hënën fajtor për akuzat për terrorizëm personin që qëlloi dhe plag...