AKTUALITET

Udhërrëfyesit turistikë, rregullorja për programet e kualifikimit dhe akreditimi

n.f Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 13:08
Udhërrëfyesit turistikë, rregullorja për programet e
Foto ilustruese

TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë duket se ka orientuar një vëmendje më të madhe edhe ndaj hallkave të lidhura me të. Së fundmi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit miratoi rregulloren që lidhet me programet e kualifikimit të udhërrëfyesve turistikë dhe sesi do të bëhet akreditimi i tyre.

Në qëllimin e kësaj rregulloreje specifikohet se në fokus është “përcaktimi dhe vendosja e standardeve të programeve të kualifikimit të udhërrëfyesve turistikë në Republikën e Shqipërisë dhe miratimi i procedurës së akreditimit, duke synuar garantimin e niveleve më të larta të njohurive, aftësive profesionale dhe kompetencave të udhërrëfyesve turistikë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre”.

Ministria specifikon se programet e kualifikimit të udhërrëfyesve për disa kategori nga lokal tek kombëtar apo specialitet i veçantë janë në përmbushje me kriteret e ligjit për turizmin. Këto programe ofrohen së pari nga subjekte të licencuara në përputhje me legjislacionin për arsimin dhe formimin profesional dhe nga personel me kualifikimin dhe eksperiencë për modulin përkatës.

Së dyti ofrohen duke përdorur metodologji dhe materiale mësimdhënieje të përditësuara, duke marrë parasysh nevojat e sektorit përkatës së industrisë së turizmit dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë. Në çdo rast kursantët që regjistrohen pranë subjekteve duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm

Rregullorja përcakton se subjektet që ofrojnë programe për kualifikimin e udhërrëfyesit turistik, njohin të nxënit e mëparshëm, të dokumentuar të kursantëve dhe nëse vlerësohet prej tyre mund bëjnë përjashtimin nga detyrimi për të ndjekur module specifike të programit të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik në bazë individuale.

Në nenin 5 rregullorja sqaron procedurat sesi do të bëhet akreditimi i programeve të kualifikimit për udhërrëfyesit turistikë.

Kështu si fillim procesi i akreditimit të programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik bazohet në parimin e vetëvlerësimit. Çdo subjekt, që kërkon akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik të ofruara prej tij, kryen një raport vetëvlerësimi.

Në pikën 2 të këtij neni rregullorja përcakton se programet e kualifikimit të udhërrëfyesve turistikë akreditohen nga një strukturë e posaçme, e ngritur pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe e miratuar me urdhër ministri, këtu e në vijim “Komisioni i Akreditimit”. Në përfundim të procesit të akreditimit, ministria përgjegjëse për turizmin miraton ose jo programin e kualifikimit.

Subjekti që kërkon akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik që ai ofron paraqet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin raportin e vetëvlerësimit ose një raport vetëvlerësimi të plotësuar online, si dhe dokumentet provuese, përfshirë kurrikulat e detajuara që ofron subjekti, kualifikimin dhe eksperiencën e personelit trajnues. Për turet demonstruese gjatë trajnimit praktik në terren, trajnerët duhet të jenë udhërrëfyes turistikë të certifikuar.

Komisioni i Akreditimit shqyrton raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentet provuese jo më vonë se 7 ditë pune nga dita e aplikimit.Në rast të mungesave, pasaktësive në dokumentacion, të mosplotësimit të standardeve sipas pikës 3,të këtij neni, Komisioni i Akreditimit i kërkon subjektit plotësimin e mangësive të konstatuara brenda 15 ditë pune.

Sipas rregullores pas plotësimit të mangësive nga subjekti, brenda afatit të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, Komisioni i Akreditimit, brenda 3 ditë pune, përgatit një raport, me rekomandime për dhënien ose refuzimin e akreditimit, si dhe evidenca e gjetjeve. Raporti, përveç rekomandimeve dhe gjetjeve përmban, nëse ka, rekomandime për subjektin në lidhje me masat që duhen marrë për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së programit të kualifikimit që ai ofron. Ato janë këshillimore dhe subjekti ka liri veprimi në lidhje me mënyrën e trajtimit të rekomandimeve.

Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit të kërkuar, brenda afatit të parashikuar sipas pikës 5 të këtij neni, Komisioni i Akreditimit, merr vendimin për refuzimin e aplikimit. Ministri përgjegjës për turizmin, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Akreditimit, miraton akreditimin ose mosakreditimin e programit të kualifikimit të ofruar nga subjekti kërkues. Programi i kualifikimit i akredituar për udhërrëfyesit turistike është i vlefshëm për një afat 5-vjeçar.

Përgjatë periudhës së vlefshmërisë së akreditimit, subjektet kontrollohen nga ministria përgjegjëse për turizmin të paktën një herë në vit për vazhdimësinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara, sipas pikës 2, të nenit 3,dhe pikës 3, të nenit 5, të këtij urdhri dhe rekomandimeve të dhëna në raport. Në rast të verifikimit të mangësive të konsiderueshme, të cilat, sipas vlerësimit të Komisionit të Akreditimit nuk mund të ndreqen, i propozohet ministrit përgjegjës, shfuqizimin e akreditimit./ Monitor

udhërrëfyesit turistikë ministria e turizmit dhe mjedisit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë